Lëklerk: Belgjika, një fundjavë pozitive

Dominimi i “Red Bull”-it nuk përbën më lajm në këtë sezon të Formulës 1, por Sharl Lëklerk e cilësoi atë të Çmimit të Madh të Belgjikës si një “fundjavë pozitive” për të dhe “Ferrari”-, teksa piloti nga Montekarlo mbërriti në finish i 3-ti. Ndërkohë që ai është i lumtur me rezultatin, ai beson se ka ende shumë aspekte që duhen përmirësuar gjatë pushimeve verore. Lëklerk ishte i dyti në provat zyrtare të së premtes, por u nis nga vendi i parë të dielën, pas ndëshkimit me 5 vende për shkak të ndërrimit të kutisë së marsheve.
Por ai e humbi betejën e kreut me dyshen e “Red Bull”-it dhe, duke reflektuar në podiumin e 3-të të sezonit, Lëklerk tha: “Është ndjesi e mirë të jesh sërish në podium, veçanërisht për garën e fundit gjysmën e parë të pushimeve verore. Ka qenë në fakt një fundjavë pozitive në përgjithësi, sa i përket ritmit,nga seanca e parë e provave të lira, deri tek gara. Dhe ishte shumë e rëndësishme ta mbyllja me një arritje dhe ia dolëm. Është gjë e mirë ky podium, sepse nuk ishte një garë e lehtë, shiun e kishim mbi kokë dhe nuk na i bëri gjërat më të lehta.
Por, në tërësim ishte një administrim i shkëlqyer i garës”, – ka theksuar ai. I pyetur për atmosferën në kampin e “Ferrari”-t pas këtij podiumi, në atë që ka qenë një gjysmësezon zhgënjyes në përgjithësi, Lëklerku u përgjigj: “Ne nuk jemi të lumtur me këtë gjysmë të parë të sezonit, por besoj që kjo garë e fundit na rikthen sadopak buzëqeshjen.
Sigurisht, duke qenë se, fatkeqësisht, duke qenë Karlos Sainzi nuk e mbylli garën, jo e gjithë skuadra është e lumtur, çka është normale. Por, duke parë ritmin tonë, ka qenë një fundjavë pozitive, por kemi ende shumë punë për të bërë”, – ka përfunduar piloti i “Ferrari”-t, Sharl Lëklerk.