Demet, banoret kerkojne grup te pavarur
Banoret e fshatrave te demtuar nga shperthimi ne Gerdec, ankohen per grupet e vleresimit te demeve te tragjedise. Gjate dites se djeshme, nje perfaqesi e tyre kane kerkuar ngritjen e nje komisioni te pavarur te vleresimit, qe te jete i pranishem gjate verifikimit te demeve te shkaktuara ne cdo prone. "Duam te jemi vete te pranishem dhe vleresimi te behet ne prezencen tone", ishte kerkesa e drejtuar Shtabit te Emergjences dhe krereve te bashkise se Vores, diten e djeshme. Ankesat kane nisur, pasi, sipas banoreve, jane bere evidentimet e demeve pa qene ata te pranishem, nderkohe qe ka pasur dhe deme qe nuk jane perfshire ne listat e kompensimeve te grupeve te vleresimit te ngritura nga ALUIZNI, ne bashkepunim dhe me pushtetin vendor. Ankesa ne drejtim te regjistruesve kane bere dhe pronaret e bizneseve te zones, qe jane shkaterruar gjate shperthimit te tmerrshem te disa diteve me pare. Ditet e fundit eshte rritur dhe numri i banesave dhe ndertesave qe kane pesuar deme per shkak te shperthimit. Nderkohe qe ne nje deklarate te bere nga Kryeministri, per banoret qe do te behet kompensimi i banesave do te perfitojne 50 mije leke per fryme. Ne terren per evidentimin e demeve te shperthimit jane caktuar 40 grupe kontrolli. Nderkohe qe edhe dje Kryqi i Kuq ka shperndare ndihma per familjet e prekura prej tragjedise.
Nderkaq qe bilanci i shkaterrimeve nga shperthimi i disa diteve me pare eshte i denje per nje beteje lufte. Jane 2280 ndertesa te demtuara, nga te cilat 313 te shkaterruara plotesisht, nderkohe qe me demtime te renda jane 185 ndertesa, te cilat gjenden ne disa fshatra. Demtimet jane te shperndara ne 10 fshatra te zones, qe kane pesuar demtime te medha. Ka nje bilanc te madh te shkaterrimit te shtepive ne Gerdec dhe ne Bashkine e Vores. Kryetari Bashkise se Vores, Fiqiri Ismaili, ben bilancin me te fundit te shkaterrimeve. "Kemi te shkaterruara plotesisht 380 ndertesa. Kemi me demtime te renda 185 ndertesa, me demtime te mesme 185 ndertesa dhe me ndertime te lehta 2280 ndertesa", tregon ai. Nderkaq, gjate dites se djeshme eshte punuar per identifikimin dhe evidentimin e banesave dhe ndertesave qe jane te shkaterruar apo te demtuara nga shperthimi i madh i dy diteve me pare. Por ndersa jane evidentuar ndertimet qe kane pesuar demtime, nuk eshte bere ende nje liste e makinave apo mjeteve te tjera qe kane pesuar demtimet gjate vales se madhe te shperthimit. Madje, disa prej banoreve jane ankuar se u eshte kerkuar leke nen dore per vleresim me te madh te demit, ndaj ka ardhur dhe reagimi per te ngritur nje grup te pavarur per monitorim te inspektoreve te ALUIZNI-t.
A.Cena