E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pronat e cameve te zgjidhen nga gjykatat"

Ne lidhje me qendrimin e Greqise per ceshtjen came dhe pronave te tyre ne shtetin fqinj, ministrja e Jashtme greke, Bakojani, u shpreh se ceshtjet e pronesise ne Greqi zgjidheshin vetem nga ana e gjykatave. Duke iu shmangur komenteve te tjera ne lidhje me kete ceshtje, ministrja e Jashtme greke la te kuptohej se e vetmja rruge per zgjidhjen e kesaj ceshtje ishte ajo ligjore. Pak jave me pare, Kryeministri Berisha e cilesoi po keshtu ceshtjen e cameve. Sipas Berishes, kjo ishte nje ceshtje ligjore dhe duhet te merreshin vetem gjykatat me zgjidhjen e saj. Ne nje interviste per gazeten greke "Kathimerini", Kryeministri Berisha theksoi per kete ceshtje se ekzistonte Gjykata e Larte e te Drejtave te Njeriut dhe se ceshtjet e pronesise nuk mund te harroheshin asnjehere. Ne kete menyre, Kryeministri Berisha la te kuptohej se ceshtja came nuk ishte nje ceshtje politike, por vetem ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›