Bakojani: Kosova, po analizojme situaten
Ministrja e Jashtme e Greqise, Dora Bakojani, deklaroi dje, ne Tirane, se vendi qe ajo perfaqesonte ende nuk e kishte marre vendimin nese do ta njihte ose jo pavaresine e Kosoves. Sipas numrit nje te diplomacise greke, qeveria e Greqise po analizonte me kujdes situaten ne Kosove dhe rajon dhe do te vazhdonte ta bente kete gje deri ne momentin e marrjes se nje vendimi. Por, sipas ministres Bakojani, Greqia ishte pro prezences evropiane ne Kosove dhe ne kete kuader aktualisht ne shtetin e ri ishin disa trupa ushtarake greke, si pjese e NATO-s. Ndonese per me shume se nje muaj me pare Kosova ka shpallur pavaresine e saj, Greqia ende nuk e ka njohur pavaresine e saj. Ndonese pjesa derrmuese e vendeve pjesemarrese ne Bashkimin Evropian e kane njohur pavaresine e Kosoves, shteti grek ben pjese ne ato vende te cilat fillimisht e kane kundershtuar ne menyre kategorike pavaresine e Kosoves dhe tani shprehen se ende nuk e kane vendosur se c'do te bejne ne lidhje me kete ceshtje. Fillimisht, pavaresia e Kosoves u njoh nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe me pas nje sere vendesh te rendesishme evropiane e njohen menjehere pavaresine e saj.
F.M