E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuta, ndryshimi ne mesjave

Rozeta Rapushi
Kuvendi pritet te votoje te henen per sistemin zgjedhor per t'i hapur rruge realizmit te reformes elektorale. Nje prej bashkekryetareve te komisionit, Kastriot Islami, tha dje per gazeten se projekti i PS-se per sistemin zgjedhor do te votohet ne seancen e ardhshme, se bashku me propozimin per shtyrjen e afatit te punes se komisionit dhe per nje muaj. "Ne kemi depozituar prej kohesh amendamentin tone si PS per ndryshimin e Kushtetutes per sistemin zgjedhor. Duhet te behet votimi per te, si dhe shtyrjen e afatit per te vijuar puna me reformen zgjedhore", tha Islami. Sipas tij, vetem pasi te kapercehet ngerci i perzgjedhjes se sistemit, mund te vijoje puna me reformen. Votimi, sipas Islamit, duhet te behet ne seancen e se henes. Ai theksoi se Kuvendi do te merrej gjate ketyre diteve, por shtyrja erdhi per shkak te tragjedise se Gerdecit. Amendimi i selise roze pritet te kaloje lehtesisht me shumice votash ne Kuvend, pasi ai ka gjetur edhe mbeshtetjen e te djathteve. Menjehere pas dorezimit, Kryeministri Sali Berisha vleresoi nismen e socialisteve dhe garantoi mbeshtetje per te, cka pritet te pasqyrohet edhe me vote ne Kuvend, ne seancen e radhes. PS kerkon ndryshimin e nenit 64 te Kushtetutes. Me sistemin qe kerkojne socialistet, nuk ndryshon perberja e Kuvendit, pra numri i deputeteve do te vijoje te jete 140, por keta deputete te zgjidhen mbi bazen e sistemit zgjedhor proporcional me zona zgjedhore shume-emerore. Caktimi i zonave zgjedhore shume-emerore do bazohet ne ndarjen administrative te Republikes se Shqiperise. Njekohesisht, referuar propozimeve, kriteret dhe rregullat per zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, per caktimin e zonave zgjedhore dhe per numrin e mandateve per secilen zone percaktohen ne ligjin per zgjedhjet. Po keshtu, ligjvenesit socialiste kerkojne ndryshimin e pikes 2, te nenit 68. Sipas ndryshimit, rregullat per caktimin e kandidateve, per regjistrimin e zgjedhesve per zhvillimin e fushates zgjedhore, administrimin, shpalljen e rezultateve dhe vlefshmerine e zgjedhjeve, si dhe rregulla te tjera te nevojshme per zhvillimin e zgjedhjeve percaktohen nga ligji per zgjedhjet.

Amendamentet/ Ne Kuvend dy variante
Kuvendi do te shprehet me ne fund me vote ne Kuvend se cili sistem zgjedhor eshte me i pershtatshem per ne Shqiperi. Pas shtyrjeve te shumta, parlamenti pritet te shprehet te henen me vote per ndryshimin e Kushtetutes, me synim nderrimin e sistemit elektoral. Ne protokollin e Kuvendit jane dorezuar dy variante te ndryshme. Nje i PS-se qe kerkon ndryshimin e Kushtetutes per sistem zgjedhor proporcional me lista shume-emerore. Ndersa varianti tjeter jepet nga partite e vogla, qe kerkojne sistem zgjedhor proporcional te personalizuar me lista te hapura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›