E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Eshtrat e ushtareve greke, trajtim me kujdes"

Nje ceshtje e rendesishme e diskutuar nga ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojani, dhe homologu i saj shqiptar, Lulzim Basha, ishte edhe ajo e eshtrave te ushtareve greke ne Shqiperi. Gjate nje konference per shtyp, ministrja e Jashtme greke theksoi se ceshtja e eshtrave te ushtareve greke te rene gjate luftes greko-italiane ishte nje ceshtje humanitare dhe morale. "Jam e lumtur qe sot patem mundesine per te biseduar per nje ceshtje qe ka nje natyre humanitare, morale pra ceshtja qe ka te beje me varrimin e ushtareve greke te rene ne luften italo-greke", deklaroi ministrja greke. Burime bejne te ditur se Bakojani i ka kerkuar ministrit Basha qe keto eshtra te nxirren dhe trajtohen me kujdes dhe me pas eshte lene e hapur mundesia se ne cilin nga dy vendet do te ndertohen edhe varrezat per keto eshtra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›