E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmet nga zjarret në Rusi arrijnë në 300 miliardë dollarë

Moskë, 27 gusht – Ambientalistët rusë kanë vlerësuar sot se dëmet nga zjarret që goditën Rusinë nga fillimi i vitit do të jenë të paktën 300 miliardë dollarë.

Drejtori i Qendrës për ruajtjen e natyrës, Aleksei Zimenko, ka thënë se dëmet nga zjarret arrijnë në 25 mijë dollarë për hektarë, dhe se nga zjarret deri tani janë shkatërruar 10-12 milionë hektarë.

Shoqatat për mbrojtjen e mjedisit kanë akuzuar autoritetet ruse se po zvogëlojnë masën e dëmit nga zjarret, raportojnë mediet ruse.

Sipas të dhëna të ministrisë ruse për Gjendje emergjente, nga zjarret janë shkatërruar rreth një milionë hektarë, ndërsa vendi është përfshirë këtë vit edhe nga thatësira e madhe.

Ekonomistët kanë vlerësuar më parë se kjo katastrofë do t’i kushtojë Rusisë midis 0.5 dhe 1 % të GDP-së, që është midis 7 dhe 15 miliardë dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›