Bangladesh, 85 mijë persona të bllokuar nga përmbytjet
Nuk është vetëm Pakistani i cili po vuan pasojat e rënda të përmbytjeve që e kanë përfshirë vendin., Bangladeshi shteti fqinj është gjithashtu mjaft i rrezikuar nga përmbytjet e shumta që e kanë përfshirë këtë shtet këto ditët e fundit. Më tepër se 85 mijë persona janë prekur nga përmbytjet që vazhdojnë që prej disa javëve në veri të Bangladeshit dhe në Asam, shtet në verilindje të Indisë, njoftuan ditën e enjte disa zyrtarë lokalë.
"Ka patur përmbytje të papritura dhe të përsëritura në zonat malore. Disa lumenj kanë dalë nga shtretërit dhe një vëllim i madh uji vjen nga veriu i Indisë", deklaroi Mokhlesar Rahman, shef i distriktit Lalmonirhat (Bangladesh). Përveç kësaj, shtoi ai, 13 500 persona janë prekur në distriktin fqinj Kurigram. Nga ana tjetër e kufirit, në distriktin indian Lakhimpur, rreth 60 mijë persona janë shpërngulur pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të musoneve fundjavën e kaluar, theksohet sot në një buletin të autoriteteve zyrtare të Asamit.Deri tani, nuk ka njoftime për të vdekur.
"Disa rajone janë ende të përmbytura dhe më tepër se 70 për qind e pesonave të shpërnbulur janë strehuar në tenda ose platforma në lartësi ose nëpër zyra qeveritare", thuhet më tej në buletin.