E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chavez mohon se vuan nga kanceri

Karakas, 27 gusht - Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ka hedhur poshtë informacionet se vuan nga kanceri, ashtu siç dëshironin armiqtë e tij, transmetojnë agjencitë.

Ai tha se lajme të tilla hapen nga armiqtë. Informacionet mbi sëmundjen e Chavezit nisën të qarkullonin në fillim të javës, kur ai nuk mori pjesë në ditën e parë të fushatës së zgjedhjeve parlamentare.

Më vonë u mësua se Chavez ishte për vizitë në Kubë ku ishte takuar me udhëheqësin e tij shpirtëror, Fidel Castron.

Chavez ka ardhur në pushtet në vitin 1999 dhe planifikon të kandidojë përsëri për president më 2012.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›