Netanyahu propozon takime direkte dy herë në muaj

Jerusalem, 27 gusht – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka propozuar takime me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, çdo dy javë për përmirësimin e perspektivave të bisedimeve paqësore për Lindjen e Mesme, ka deklaruar sot një burim diplomatik për Reuters.
Netanyahu, i cili do të vizitojë Washingtonin javën e ardhshme për bisedime direkte, ka për qëllim të “merret me negociatat personalisht”, ka thënë burimi, duke folur në kushte anonimiteti.
Shefi i ekipit negociator palestinez, Saeb Erekat, tha se plani i Netanyahut është “ende herët për të folur për të”.
Të dy liderët, ai izraelit dhe palestinez, do të marrin pjesë në një drekë të organizuar nga presidenti amerikan Barack Obama më 1 shtator.