E Diel, 1 Nëntor 2026

Çekia dhe Sllovakia zvogëlojnë rrogën e presidentit


Bratislavë, 27 gusht - Pas çekisë, edhe Qeveria e Sllovakisë vendosi t'ia zvogëlojë për 1 300 euro rrogën presidentit Ivan Gashparoviq, i cili pagën mujore e ka 8 000 euro.

Kryeministrja Iveta Radiçova tha se qëllimi i qeverisë është kursimi i shpenzimeve, transmeton REL.

Presidenti i çekisë, Vaclav Klaus do të marrë mbi 2 500 euro më pak në muaj.

Qeveria e re vendosi që jo vetëm t'ia zvogëlojë rrogën, por të ardhurat e tij të tatimohen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›