Demi Moore, 300 mijë $ ndërhyrje kirurgjikale

22/04/2005 Legjenda hollivudiane Demi Moore ende nuk do të flasë për 300 mijë dollarë të shpenzuara gjatë viteve të fundit në ndërhyrjet kirurgjikale, për t’i lejuar vetes privilegjin e të pasurit një trup perfekt. Megjithëse ajo nuk e ka pohuar asnjëherë, tashmë provat për këtë janë bërë publike. Janë një grup ekspertësh estetistë, që kanë arritur në këtë përfundim pas krahasimit të fotografive kur aktorja ka qenë e re dhe atyre të ditëve të fundit. Gjatë analizave të bëra prej tyre, kanë zbuluar se Demi ka një ‘nishan’. Të paktën kështu e kanë quajtur estetistët një vrimë të vogël, që aktorja kishte më parë në faqen e majtë dhe që falë ndërhyrjes është tërhequr për poshtë. Duhet të ketë qenë një ndërhyrje artistike kjo, duke pasur parasysh edhe faturën që u pagua për të. 300 mijë dollarë dhe për Demi Moore ka mundësinë të jetë edhe një herë e re dhe e freskët. Por, është mëkat që ajo nuk e ka përmendur shenjën e vogël në faqen e saj, që për mrekulli një ditë u zhduk, duke u dhënë kështu ekspertëve të estetikës një provë për ndërhyrjet e saj kirurgjikale. Në vitin 1990, në filmin “Fantazma”, ku Demi interpretoi në krah të Patrick Suayze, vrima e famshme në faqe duke qartë, ndërkohë që vite më pas ajo sa vinte edhe bëhej më e vogël deri sa një moment u zhduk tërësisht. Duke bërë krahasimin e shumë fotove të saj, të bëra ndër vite duket se ekspertët e estetikës arritën të dallonin ndryshimin, jo të vogël, të Demi Moore, gjë që nuk mund të ndodhte nëse nuk do të kishte vënë dorë ndonjë specialist i kirurgjisë plastike, duke hedhur poshtë deklarimet e aktores amerikane.