E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pausini, foto provokuese për Max

22/04/2005  “Disa gra në moshën 30 vjeçare nisin të ndiejnë panikun e rrudhave të para. Por, ky nuk është rasti im. Pak kohë më parë qëndroja për orë të tëra para pasqyrës. Tregoja kujdes më shumë për fytyrën, duke lënë pas dore pjesën tjetër të trupit. Ndërsa tani kujdesem për gjithçka, pa pasur problem dhe pa komplekse”. Kështu është shprehur këngëtarja e njohur italiane Laura Pausini, pak orë pas realizimit të fotove provokuese për revistën “Max” dhe duke i besuar syrit të kolegut të saj këngëtar, Bryan Adams, që prej disa vitesh ka shfaqur edhe talent në artin e imazheve.

Ideja, shpjegon Pausini, është të prezantojmë një grua 100 përqind sensuale. Fotot e realizuara janë me të vërtetë provokuese, të bukura dhe shprehëse, dhe mbi të gjitha e sjellin Pausinin në një mënyrë të veçantë. Nuk mund të flas për veten time, por gjatë një pozimi nudo kurrë nuk do të jem vetvetja dhe kurrsesi sensuale. Laura rrëfen se në moshën 30-vjeçare ajo zbuloi diçka të re te vetja e saj dhe kjo edhe falë fotove të saj realizuar nga Adams. “Është e çuditshme dhe një risi, që një këngëtar të fotografojë një koleg. Max gjithnjë kërkon të shfaqë anën seksi dhe joshëse të gjërave. Më parë kisha parë shumë fotografi të realizuara nga Amads. Më pëlqen të koleksionojë libra me foto artistike, pasi gjithmonë kërkoj te to frymëzim për kopertinat dhe fotot e disqeve të mia. Bryan Adams e di shumë mirë se cilat janë vështirësitë, që ndesh një person që pozon, por që nuk është profesionist, nuk është as aktor e as model. Problemet që ke kur je para aparatit fotografik. Pastaj ai e njeh shumë mirë Italinë dhe vetë italianët, kështu m’u duk një ide shumë tërheqëse”.

Pse Laura është gjithnjë me xhins? “Ndjehem shumë mirë me to. Por, kjo nuk ndodh gjithnjë. Shumë herë bëj pazar në një dyqan jashtë Italisë, ku marr këpucë e sandale me taka të larta, geta rrjetë, minifunde lëkure, dhe një sërë veshjesh të tilla. Por, ajo që më ndodh gjithmonë kur kthehem në Itali është fakti se më pas nuk guxoj më t’i vesh”. Por, ndërkohë në kopertinën e Max, Laura Pausini duket krejtësisht ndryshe. Ka preferuar të luajë me trupin e saj.

“Një herë kur ishin karnavalet, kolegët e mi më dhuruan një komplet porno-infermiere. Unë e vesh, si për të dashur t’i sfidoja, dhe të dy kolegët e mi nuk qëndronin dot në këmbë nga të qeshurat”, rrëfen Pausini duke shtuar, “por për mua nuk ka rëndësi se çfarë ke vesh, por vlerësimi që ke për veten. Megjithëse fotografi përpiqet ta zhvishte gjithnjë e më shumë, duket se nuk ia arriti dot. “Sensualitetin unë e jetoj vetëm nëse është private. E shfrenuar? Po, por vetëm në intimitet, përndryshe gjithçka humbet bukurinë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›