E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të lodhur? I gjithë faji i pranverës

22/04/2005  Pranvera, me ardhjen e ditëve të bukura plot diell, për fat të keq jo gjithnjë sjell me vete humor të mirë dhe shëndet. Madje, shumë herë ajo shoqërohet edhe me lodhje dhe pagjumësi, apo ditë kur nuk të bëhet të ngrihesh nga shtrati,me humor të keq, dhimbje trupi dhe muskujsh, etj. Por çfarë të bëjmë kur në mëngjes zgjohemi të lodhur, megjithëse kemi bërë një gjumë të thellë dhe të qetë. Shkak i lodhjes është pranvera. Në pranverë ditët janë më të gjata dhe truri i njeriut ndien se ka nevojë për më shumë energji. Për këtë arsye rritet prodhimi i kortisolos, një hormon, që ka një efekt eksitus mbi sistemin nervor. Ndaj edhe organizmi ynë është i lodhur dhe nuk e përballon dot këtë stimul të tepruar. Për këtë arsye, shumë njerëz në këtë periudhë vuajnë nga pagjumësia, lodhje e shpejtë fizike, ndryshim i menjëhershëm i humorit dhe një sërë shqetësimesh të tjera. Por, cilat janë këshillat që japin specialistët, për të kaluar këtë fazë problematike për organizmin? Gjëja e parë që duhet të bëni gjatë ndryshimit të sezonit është ekspozimi sa më i gjatë ndaj dritës së diellit, sidomos gjatë agimit, pasi, kjo ndikon në një sërë hormonesh që prodhon organizmi për përballimin e ndryshimeve klimaterike, si dhe rrit energjinë trupore. Kështu shëtitjet në mëngjes, sidomos gjatë lindjes së diellit, janë efikase, pasi rrezet e diellit ndikojnë pozitivisht në trupin e njeriut. Ndërkohë, kur jeni në shtëpi, ose në zyrë, kujdesuni që t’i mbani dritaret hapur, në mënyrë që të hyjë dielli dhe po të keni mundësi pas mesditës të bëni një shëtitje me ecje të shpejtë, të paktën për 30 minuta. Mund të duket paradoksale, por lodhja fizike luftohet me ushtrime dhe lëvizje fizike, që shkarkojnë tensionin e grumbulluar dhe stimulojnë një gjumë të qetë dhe të thellë. Shëtitja, madje, edhe ushtrimet, sidomos në mëngjes bëjnë që trupi të ndjehet më i lirshëm, më i lehtë dhe i aftë për të përballuar ditën. Një tjetër aleat për të mundur lodhjen është uji. Një dush me ujë të vakët në mëngjes dhe në mbrëmje qetëson qendrat nervore dhe trupin. Por, kujdes! Gjatë kësaj periudhe nuk këshillohet që dushi të bëhet me ujë të nxehtë, pasi ai aktivizon enët e gjakut dhe ndikon negativisht në organizëm.

Ajo që është thelbësore është të mendosh gjithnjë, që sa zgjohesh gjëra pozitive dhe të mira. Megjithë vështirësitë e ditës, është mirë që të ruhet qetësia dhe të gjeni gjërat me të cilat të qeshni, pasi kjo lehtëson dhe qetëson sistemin nervor dhe ul tensionet dhe stresin e akumuluar. Asnjë ditë nuk duhet të ‘ngopeni’ me gjërat dhe momentet e bukura, madje duhet t’i kujtoni ato gjatë ditës, për të rijetuar ato çaste.

Duhet ta lini veten në “kompleksin e Atlantës”: Nuk bie shi gjithmonë vetëm mbi ne. Mësoni të jeni realist dhe t’i përdorim sa më mirë energjitë që zotërojmë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›