Në gjurmët e Gjon Palit

22/04/2005 Zgjedhja e Joseph Ratzingerit, një konservator gjerman nuk është aspak befasuese. Ajo ka kënaqur katolikët tradicionalistë, por zhgënjyer ata që shpresonin për pak më shumë fleksibilitet sesa Gjon Pali II, për çështjet polemizuese, si kontrolli i lindjeve apo homoseksualizmi
Disa shpresonin se Papa i ri do të ishte një figurë progresiste, ndoshta si Gjoni XXIII, i cili befasoi shumë vetë duke mbledhur këshillin e dytë të Vatikanit në 1960. Por Kardinali Ratzinger – i njohur nga shumë si kardinali panzer – është një konservator doktrinal, dhe për këtë nuk i vjen turp ta thotë. Tani që ai është zgjedhur nga Shpirti i Shenjtë, nuk ka gjasa që të ndryshojë mënyrat e tij
“HABEMUS Papam.” Të martën, më 19 prill, katolikët në të gjithë botën dëgjuan fjalët që mezi po i prisnin: “Kemi një papë”. Shambellani i Kishës Katolike deklaroi përpara turmës në Shën Pjetër se Jozeph Ratzinger ishte tashmë Benedikt XVI. I pari papë gjerman që nga viti 1953.
Ratzinger u zgjodh në ditën e dytë të konklavës së kolegjit të kardinalëve, në votimin e katërt. Ishte një zgjedhje e shpejtë: ai ishte një figurë shumë e njohur në konklavë. Ishte gjithashtu ndër njerëzit më të ngushtë të Papa Gjon Pali II, dhe, si shef i Kongregacionit të Doktrinës së Besimit, ai ka qenë gardiani zyrtar i ortodoksisë doktrinale të kishës që nga viti 1981. Prandaj zgjedhja e tij nuk ishte aspak befasuese.
Por, për shumë vetë, kjo do të jetë një zgjedhje zhgënjyese. Shumë katolikë dhe jokatolikë shpresonin që papa i ri të ishte i ndryshëm nga e kaluara e papatit. Një arsye ishte doktrina. Papati i Gjon Palit II mbahet mend për ndryshimet gjeopolitike, përfshirë rënien e Murit të Berlinit, në të cilin edhe ai pati rol. Por, ndërkohë që ndryshoi bota, kjo nuk ndodhi me doktrinën e kishës: Gjon Pali II refuzoi të luajë nga vendi sa i takon beqarisë së priftërinjve, homoseksualizmit, euthanasisë, kontrollit të lindjeve dhe thuajse për çdo temë tjetër kontradiktore. Ai udhëhoqi me skeptër të hekurt, duke e centralizuar pushtetin e kishës.
Disa shpresonin se Papa i ri do të ishte një figurë progresiste, ndoshta si Gjoni XXIII, i cili befasoi shumë vetë duke mbledhur këshillin e dytë të Vatikanit në 1960. Por Kardinali Ratzinger – i njohur nga shumë si kardinali panzer – është një konservator doktrinal, dhe për këtë nuk i vjen turp ta thotë. Tani që ai është zgjedhur nga Shpirti i Shenjtë, nuk ka gjasa që të ndryshojë mënyrat e tij. Papa i ri mori pjesë në Vatikanin II (dhe e mbështeti në atë kohë, por tashmë ai mendon se atëherë u shkua shumë larg. Në vitin 1972, ai krijoi një revistë, Communio, dhe e ka përdorur që atëherë si kauzën intelektuale për përjetësinë e doktrinës.
Por reputacioni i kishës është dëmtuar nga një numër zhvillimesh të lidhur me faktin që ajo i është përmbajtur një linje konservatore. Disa fajësojnë beqarinë e detyruar klerike për serinë e rasteve të pedofilisë që kanë shkundur kishën në vitet e fundit. Dhe refuzimi për të lejuar përdorimin e perzevativëve ka ndihmuar në përhapjen e SIDA-s; kisha jo vetëm ka refuzuar të ndryshojë qëndrimin e saj, por madje ka nxitur shkencën false të tregojë se perzevativët nuk janë efikasë në parandalimin e transmetimit të virusit HIV.
Kjo mungesë fleksibiliteti shihet si një arsye që ka detyruar shumë katolikë t’i largohen kishës në zemrën tradicionale të kishës, Evropë. Vetëm një e katërta e italianëve shkojnë çdo javë në kishë. Kardinalët mund të kenë zgjedhur një evropian, si përpjekje për të ndalur rënien e kishës në kontinent. Por Gjon Pali II, pavarësisht se ishte shumë popullor, nuk mundi të ndryshojë këtë rënie në Poloninë e tij, ku nuk është më e detyrueshme nga pikëpamja sociale që të marrësh pjesë në meshë. Vështirë se pasardhësi i tij konservator do të ketë më shumë sukses në Evropën liberale.
Pra, një linjë e dytë spekulimi: që kardinalët do të zgjidhnin papën e parë nga Amerika Latine, Afrika apo Azia. Nga 1.1 miliardë katolikët e botës, thuajse gjysma jetojnë në Amerikën Latine, ku ka patur më pak rënie të besimit se në Evropë. Por në atë rajon grupet protestante po fitojnë shumë njerëz që ndryshojnë fenë, dhe kardinalët mund të kishin dërguar një sinjal, afrues duke zgjedhur një papë nga Amerika Latine. Kardinali Oscar Maradiaga, nga Hondurasi, që është fokusuar mbi varfërinë dhe ka kritikuar globalizmin, shihej si një zgjedhje e mundshme. Kisha mund të kish fituar terren, duke zgjedhur një njeri nga një rajon, ku kisha nuk është në rënie, por në ngritje: Afrika.
Kardinali nga Nigeria, Arinze shihej si kandidat nga shumë vetë, sepse ai drejtonte organin e Vatikanit që mbante lidhje me fetë e tjera, dhe kështu që shihej si një njeri që mund të zhvillonte dialogun e kishës me ta – sidomos me Islamin. Gjon Pali kishte fituar gjithashtu pikë në këtë drejtim. Ai u kërkoi falje hebrenjve për pasivitetin katolik gjatë Holokaustit, u lut në një xhami siriane dhe ndërmori hapa për të ngushtuar hendekun mes katrolikëve dhe kishës ortodokse lindore.
A do të vazhdojë po në këtë drejtim Papa Benedikt XVI? Si kardinal, ai firmosi një dokument që shpallte kishën katolike superiore ndaj gjithë të tjerave. Por Gjon Pali nuk e njohu atë dokument si Papë.
Në meshën e tij të parë si Papë, të mërkurën, Benedikti foli për nevojën e një “bashkimi të plotë dhe të dukshëm të të gjithë ndjekësve të Krishtit dhe për një dialog të hapur e të sinqertë me besimet e tjerë fetarë”. Por si Kardinal Ratzinger, ditë më parë, ai kishte kritikuar fort krijimin e “sekteve të rinj” (siç i quan Vatikani grupet evangjeliste), që bëjnë që kristianët të gabojonë. Bota tashmë duhet të presë se sa bashkuese mund të jetë një figurë e tillë doktrinare.
Së fundi, është pyetja se sa gjatë do të qëndrojë Benedikti në oborrin e Perëndisë. Gjon Pali ishte vetëm 58 vjeç kur u zgjodh Papë në 1978, dhe udhëtoi jashtëzakonisht shumë në një prej papatëve më të gjatë të historisë. Në moshën 78-vjeçare, Benedikti është papa më i moshuar që nga shekulli 18, dhe zëri i tij u drodh paksa kur iu drejtua turmës në Romë. Ndoshta nuk e ka patur fajin mosha. Edhe një njeriu me vetëbesim si Papa i ri mund t’i lejohet pak nervozizëm në momentin që merr drejtimin e kishës më të madhe në botë, gjatë një prej kohërave më të rëndësishme të historisë së saj.
Vizita e parë, në Këln
Papa Benedikt XVI konfirmoi se do të marrë pjesë në festimet e Ditës Botërore së Rinisë në Këln të Gjermanisë, në muajin gusht. Mesha zyrtare për inaugurimin e Papës Benedikt, udhëheqësit të 265-të të Kishës Katolike Romane do të mbahet të dielën në Sheshin e Shën Pjetrit. Kreu i Kishës Ortodokse ruse e përshëndeti zgjedhjen e Papës së ri, Benediktit XVI. Media ruse citoi Patriarkun Aleksi i Dytë se ka bërë thirrje për dialog dhe për një bashkëpunim më të ngushtë mes dy kishave të krishtera, që u ndanë nga njera-tjetra në vitin 1054. Patriarku citohet të ketë thënë se shpreson që marrëdhëniet të përmirësohen gjatë papatit të Benediktit XVI. Ndërsa gazeta ruse GAZETA paralajmëron se zgjedhja e kardinalëve të Vatikanit nuk duket se do të përshpejtojë kalimin e dallimeve mes Patriarkut të Moskës dhe Vatikanit. Sipas saj, Ratzinger kohët e fundit ka qenë në krye të trendit i cili komplikonte marrëdhëniet mes Vatikanit dhe Moskës. Ai ka qenë frymëzimi prapa ideologjisë së zgjerimit të katolicizmit në territoret që më parë kanë qenë nën dominimin e Kishës Ortodokse gjatë 1000 viteve të fundit.
“Dialog me besime të tjera”
Papa i ri, Benedikti XVI, ka marre pjesë në një meshë private me kardinalët e tij në Vatikan për të shënuar fillimin e pontifikatit të tij. Kardinali Josef Ratzinger i Gjermanisë, i cili u zgjodh udhëheqës i kishës romano-katolike dje, do të inaugorohet zyrtarisht të dielën.
Katolikët konservatorë e kanë vlerësuar lart punën e tij, por nuk janë të paktë edhe kritikët e tij si brenda ashtu edhe jashtë Vatikanit. Papa Benedikti, kreu i 265-të i kishës romano-katolike e cila ka mbi një miliard anëtarë, festoi këtë meshë në kapelën Sistine - një dhomë e dekoruar me afreska, në të cilën kardinalët zgjodhën udhëheqësin e tyre.
Papa Benedikti në njërin prej pronocimeve të para tha se ishte i vendosur për të kultivuar kontakte me kisha dhe komunitete të tjera fetare. Ai tha se dëshironte një dialog të hapur dhe të sinqertë me besime të tjera. "Natyrisht ne të gjithë pajtohemi se kisha kishte një obligim primar që të ndihmonte të varfërit. Jo vetëm që të ndihmojë, por edhe të luftojë për të përmirësuar jetën e tyre. Por duhet kujdes qe kisha të mos shndërrohet në institucion politik," tha ai.
Papa Benedikti XVI ka shumë kritikë si brenda ashtu edhe jashtë kishës. Si kardinal, ai ishte konservator i fuqishëm që heshtte teologët liberalë. Ai dënonte homoseksualizmin si diçka të ligë, ndërsa besimet e tjera i quante si inferiore.
Katolikët konservator kanë vlerësuar lartë Papën e ri si njeri me integritet dhe i punës, i cili do të vazhdojë traditën e Papa Gjon Palit. Pjesa dërmuese e katolikëve jeton në vendet në zhvillim dhe madje ka patur spekulime se Papa i ri mund të jetë nga ndonjëri prej këtyre vendeve. Kryepeshkopi i Nigerisë, John Onayekon, tha se këndvështrimet konservatore të Papës rreth çështjeve sociale dhe seksuale mbeshteten fuqimisht edhe në Afrikë. Zoti Onayekon nuk është i vetmi që nuk bën kompromis me disa çështje. I tillë ishte edhe papa Gjon Pali i Dytë. Unë personalisht mendoj se aborti është gabim, ndërsa martesat mes personave të së njejtës gjini janë gjithashtu gabim.