E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj: Shqipëria, vendi më i korruptuar në NATO

Share

Sekretari për Rininë dhe Emigrantët në Partinë Socialiste, Erjon Veliaj, deklaroi në emisionin e Ora-News se për fat të keq Shqipëria është vendi më i korruptuar në NATO. Ai kritikoi ashpër modelin e qeverisjes dhe kultin e pandëshkueshmërisë. Më tej Veliaj shpjegoi edhe planet e punës së tij në krye të një prej sektorëve partiak më të rëndësishëm, duke vlerësuar në maksimum rolin e të rinjve dhe të emigrantëve në zhvillimin e vendit dhe përcaktimin e të ardhmes. Veliaj tha se më 15 janar të gjithë të rinjtë socialistë, por edhe ata që nuk janë dakord me këtë qeverisje, do të mblidhen në një takim të veçantë për të diskutuar.

Duke ju referuar deklaratës së lidershipit të PS-së, Rama, ai theksoi se bashkëpunimi qeveri-opozitë duhet të jetë në funksion të zgjidhjes së problemeve që shqetësojnë vendin dhe jo marrëveshje për hir të marrëveshjes.
Nuk dua të bashkangjis deklaratë pas deklarate. Ajo që di të them është se jeta në Shqipëri është bërë e papërballueshme dhe kryeministri ynë është tërësisht i shkëputur nga realiteti. Qeveria transmeton çdo ditë, indirekt, mesazhe mosbesuese ndaj institucioneve në popull. Por nëse kjo marëveshje ndërmjet palëve politike do jetë në funksion të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve unë jam dakort, por kurrsesi për një marëveshje në funksin të një marrëveshje-deklaroi Veliaj.

Lidhur me prespektivën dhe dëshirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve për marrjen e statusit kandidat në BE, Veliaj tha se mund të konsiderohet arritje, por nuk sjell bukë. Ndërsa shtoi se pavarësisht kësaj realizimi dhe përmbushja e 12 pikave do të përbënte një progres, në kushtet kur Shqipëria është vendi më i korruptuar në NATO.

Më tej ai ka theksoi se si sekretar për Emigracionin dhe Rininë në Partinë Socialiste do hapë prespektiva të reja për të rinjtë, duke i parë ata si mundësi.

Jemi populli më i varfër dhe më i korruptuar, por jemi dhe populli më i ri në botë. Ne i shohim të rinjtë si mundësi. Nga 1 000 000 të papunë në Shqipëri, kryesisht janë të rinj të diplomuar. Duhet të vëmë theksin tek shkollat profesionale, të rinjtë të marin zanat. Përpjekja më e madhe e qeverisë është të bërit show mediatik, janë hedhur ca hapa , por mbeten përpjekje mediokër.Tarifat në master për gjuhen e huaj janë shumë të shtrenjta dhe të panevojshme për të rinjtë që jetojnë në Shqipëri. Stazhi i papaguar është një tjetër problem. Kështu të rinjtë po kthehen më keq nga ç`ishin 8 vjet më përpara-tha ai.

I pyetur rreth festimit të 20 vjetorit të krijimit të FRESH, Veliaj tha se 15 janari do të mbledhë të gjithë të rinjtë dhe të gjithë ata anëtarë të shoqërisë civile në një debat dhe diskutim në retrospektivë. Ndërsa theksoi se ftesa e hapur do të jetë në shërbim të gjithë ature që kanë qoftë dhe një opikë të përbashkët me programin e Partisë Socialiste.

FRESH ka qenë shumë aktive në jetën politike dhe vazhdon të punojë. 15 janari në Pallatin e Kongreseve do të jetë një mbledhje e të gjithë të rinjve. Një debat dhe dialog me të rinjtë për ecurinë e problemeve. Do të ketë një rifreskim të FRESH. Synimi ynë është përdorimi i një sistemi të hapur për këdo që gjen një pikë të përbashkët me programin e PS-së, program me një çështje. Do të jetë e një ftesë e hapur për të gjithë aktivistët e shoqërisë civile përfundoi sekretari për Emigracionin dhe Rininë në Partinë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›