E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten çmimet e barnave bujqësore

29/09/2009  Çmimi fiktiv i vendosur nga grosistët. Asnjë ndërhyrje apo kontroll nga shteti

FIER- Rriten çmimet e medikamenteve bujqësore. Duket që ndryshimi i kursit të këmbimit mes monedhës vendase lekut dhe asaj evropiane euro ka sjelle veç probleme në shkëmbimet monetare edhe tek grosistët e medikamenteve bujqësore.

Barnat

Këta të fundit janë shprehur se kjo rritje ka sjellë shqetësim në importin e barnave dhe mund të sjellë çrregullime dhe mungesë të tyre në tregun farmaceutik shqiptar. ISKSH dega Fier nuk është prononcuar për këtë shqetësim duke ua faturuar këtë qendrës në kryeqytet, e cila është marrë sipas tyre edhe me kontratën me çmimin e barnave duke shënuar në një pikë të veçantë në çmimin, e cila sipas kursit të euros është 123.2 lek. Nga ana e ISKSH nuk ka një deklarim të qartë veç fjalëve që kontratat me farmacitë dhe grosistët kanë lidhur në fillim të këtij viti dhe ata duhet të zbatojnë kontratën e lidhur. Kjo do të thotë që ata që do të paguajnë në këtë rast janë fermerët. Një euro është blerë në tregun e këmbimit valutor mesatarisht me 134 lek dhe është shitur me 135 lek. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar 1 euro është blerë në tregun e këmbimit valutor mesatarisht me 123 lek dhe është shitur me 124.2. Në fillim të këtij viti 1 euro blihej me 123 lek dhe shitej 124. Euro kishte kuotën më të lartë në muajin mars ku blihej me 125 lek. Kjo është edhe situate në të cilën mbështeten grosistët e barnave bujqësore dhe ato të pacientëve në deklaratat e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›