E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, sekuestrohen cigare kontrabande

Vlore- Seksioni i Antikrimit Ekonomik ne Policine e Vlores ka sekuestruar diten e djeshme nje sasi te konsiderueshme cigaresh qe dyshohet se jane kontrabande. Nga informacionet e marra ne rruge operative policia ka ushtruar kontroll ne dy pika shitje ne qytet. Nje ne lagjen "24 Maji" dhe tjetra ne afersi te portit te Vlores, ne zonen e Skeles. Nga kontrollet e ushtruara kane gjetur nje sasi prej 1050 paketa cigaresh te markave te ndryshme. Pasi kane verejtur mungesen e pulles fiskale, blute kane sekuestruar sasine e cigareve me cilesine e proves materiale. Burime zyrtare thane se perfunduan hetimet paraprake dhe i kaluan prokurorise dosjen ne ngarkim te dy personave, per hetim ne gjendje te lire nen akuzen e "shitjes se produkteve kontrabande". Dy pronaret e pikave te shitjes Vangjel M., dhe Rexhep T., do te pergjigjen per tregtimin e cigareve dhe furnitorin nga ata i sigurojne. Te dyshuarit kane mohuar akuzen e ngritur nga ana e policise.

O.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›