Demo: Rruga Sinjë – Mbjeshovë – Heskaj – Cfir, zhvillim zonës me potenciale bujqësore dhe agroturistike

View this post on Instagram
TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ Në rrugën Sinjë – Mbjeshovë – Heskaj – Cfir po vijon puna për ndërtimin e saj.
Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen, ndërsa e cilësoi një aks të rëndësishëm për të gjithë këtë zonë me potenciale bujqësore, agroturistike të jashtëzakonshme.
“Ky aks ofron një dalje të re të Beratit drejt Mallakastrës”, tha Demo.
Kjo rrugë shkon deri në Aranitas, Mallakastër, është 18,6 km e gjatë dhe 5 metra e gjerë dhe financohet nga qeveria shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit në partneritet me bashkinë Berat.
Investimi do të përmirësojë gjurmën ekzistuese duke rritur sigurinë, si dhe do të ndërtohen vepra arti si mure, tombino dhe sinjalistika e nevojshme.
Me investimet e fundit në infrastrukturën rrugore si Qafë Dardhë – Sotirë – Gramsh, Berat – Ballaban – Përmet dhe Berat – Sinjë – Mallakastër, Berati rrit potencialin e tij të zhvillimit dhe krijon lidhje direkte me bashkitë kufitare.
1 nga 5/k.s/r.e/