Llatja pret Këshilltarin Rajonal të BE për Antiterrorizmin: Elbasani, model i bashkëpunimit institucional dhe angazhimit qytetar

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja priti sot në zyrën e tij, Eddy Greif, Këshilltar Rajonal për Antiterrorizmin dhe Sigurinë në Delegacionin e Bashkimit Europian, me seli në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Në takim ishte e pranishme edhe Koordinatorja Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri, Lejdi Dervishi, me të cilën u diskutua mbi rëndësinë e Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike, rolin e organizatave të shoqërisë civile dhe përpjekjet për parandalimin e çdo forme të ekstremizmit të dhunshëm.
Kryebashkiaku Llatja theksoi se “Elbasani vijon të jetë një model i bashkëpunimit institucional dhe angazhimit qytetar për një komunitet të sigurt, ku harmonia ndërfetare dhe kulturore mbetet një vlerë e patjetërsueshme”.
1 nga 6/k.s/a.f/r.e/