E Diel, 1 Nëntor 2026

Demo pret ministrin malazez: Në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve dhe integrimi në BE

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo zhvilloi një takim kortezie me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj.

Demo theksoi se “pushteti vendor është një nga përgjegjësitë që ndajmë dhe një fushë ku kemi shumë hapësirë për të shkëmbyer përvoja e për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve”.

Ministri theksoi se gjatë takimit folën edhe për rrugën europiane të rajonit dhe kontributin e rëndësishëm që shqiptarët në Malin e Zi po japin në këtë proces.

“Një përfaqësim që na bën krenarë, sidomos kur përkthehet në punë dhe rezultate konkrete”, theksoi ai.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›