E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në dalje të liqenit të Viroit në Gjirokastër, izolohen flakët

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Një zjarr i përmasave të mëdha është konstatuar pasditen e sotme në dalje të liqenit të Viroit në Gjirokastër.

Pas njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur ndërhyrjen për vënien nën kontroll dhe izolimin e flakëve.

Mediet raportojnë se, pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, zjarri është izoluar plotësisht. Megjithatë, një automjet zjarrfikës do të qëndrojë në zonë për monitorimin e situatës.

Nga flakët është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bar dhe shkurre.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›