E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokraci pa demokratë

-Vendimi i Komisionit Zgjedhor ishte i motivuar politikisht

Nga Adelheid Wölfl

DER STANDARD

Beteja e re për pushtet mes demokratëve dhe socialistëve nuk i ka nxjerrë më shqiptarët në rrugë. Ata e njohin mjaftueshëm mirë këtë teatër dhe e dinë që nuk ka lidhje me të. Pasi shefi i opozitës, Edi Rama, ishte përpara me 10 vota në zgjedhjet për kryebashkiak, Komisioni i Zgjedhjeve vendosi që të numëronte votat e hedhura në kutitë e gabuara. Dhe shihni çndodh: kandidati i qeverisë Lulzim Basha del përpara.

Vendimi i Komisionit Zgjedhor ishte i motivuar politikisht. Nëse Basha do të ishte fitues, me shumë gjasa nuk do kishte lëvizur askush gishtin. Një referencë ligjore e paqartë u përdor për të ndryshuar rezultatin. Zgjedhjet lokale në Shqipëri treguan mbi të gjitha se institucionet e përbashkëta kontrollohen nga partitë. Demokratët nën kryeministrin Sali Berisha dhe socialistët nën kryebashkiakun Rama, kujdesen me klientelizmin e tyre që administrata të jetë e varur dhe të mos ketë besim tek shteti. Rezultatet e zgjedhjeve reflektojnë fort edhe se kush ka më shumë para.

Nuk mund të presësh që një analizë gjaku të dalë pozitive nëse testohet një trup kaq i sëmurë, konstaton intelektuali Fatos Lubonja. Shqipëria është një demokraci pa politikanë në majë që mendojnë në mënyrë demokratike. Hapi tjetër është që shqiptarët të mësojnë si të shpëtojnë prej tyre. Urgjent.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›