E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama dhe Cameron u shërbejnë ushqim veteranëve dhe ushtarakëve (FOTO)

SHBA dhe Britania e Madhe treguan se janë të lidhur jo vetëm politikisht, por edhe nga pikëpamja kulinare. Presidenti amerikan dhe kryeministri britanik ishin të pranishëm në një festë barbeky, ku u shërbyen veteranëve dhe ushtarakëve ushqimin e përgatitur. Rreth 150 persona ishin të pranishëm në këtë ftesë. Ushtarakët morën ushqimin nga duart e dy personave më të fuqishëm në planet. Më përpara, Kameron dhe Obama kishin diskutuar për Afganistanin e Libinë, kurse ky moment shihej si një çast qetësimi. Edhe gratë e tyre shërbenin për ushtarakët. Ushqimi ka qenë një përzierje e gatimeve tipike amerikane e britanike në rastet e piknikut me barbeky.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›