Biznesi kundër rritjes së mundëshme të çmimit të energjisë
Biznesi vendas është kundër rritjes së mundëshme të çmimit të energjisë elektrike. Për Konfindustrinë ky shtrenjtim do të reflektohej direkt mbi kostot e prodhimit vendas duke i bërë ato më pak të konkurueshme në raport me mallrat e importit. Rrjedhimisht më pak shitje, probleme likuiditeti deri në shkurtime të vendeve të punës apo falimentime të ndërmarrjeve. I këtij mendimi është kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku. Buxhuku shton se duhet parë eksperienca e vendeve të tjera, ku çmimi i energjisë për biznesin është ulur dhe jo rritur. Vendimi për rritjen e çmimit të energjisë pritet të merret brenda muajit dhjetor nga Enti Rregullator i Energjisë. OSSH ka kërkuar që për 2010 tarifat e energjisë të rriten me 23 për qind, ndërsa KESH me rreth 1,2 lekë për kilovat/orë.