Tritol në banesën e një shtetasi në Durrës, nuk ka të lënduar
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e djeshme Lagjen 12 në qytetin e Durrësit. Një sasi ekspolizivi ishte vendosur në banesën Ramazan Gjuzit por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar pasi familjarët nuk kanë qenë në shtëpi. Forcat e rendit, të cilat kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje kanë konfirmuar se lënda shpërthyese e llojit tritol ka qenë vendosur pranë derës së apartamentit. Sipas policisë shkaqet janë ende të paqarta ndërkohë që janë duke vazhduar hetimet për të identifikuar autort.