E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet pika e basteve në Korçë

Grabitet me armë një pikë e bastesh në qytetin e Korçës, ku rezultoi se autorët ishin vetë punonjësit e saj. Policia e Korçës ka vënë në pranga dy vëllezërit Endri dhe Leonard Bostanxhi si dhe Kostika Simakun. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lagjen 15 të qytetit. Një person i armatosur dhe i maskuar ka hyrë në ambjentet e lokalit dhe pasi ka qëlluar një herë me pistoletë në ajër ka marrë rreth 300 mijë lekë të reja dhe është larguar duke hedhur shumën në një kazan mbeturinash. Policia arriti të identifikojë autorët dhe t’i arrestojë në momentin kur ata kishin shkuar të merrnin lekët brenda kazanit të mbeturinave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›