Demokracia e fishekut të bravës së çelësit
Ilir Yzeiri
Koha që po jetojmë, çdo ditë e më shumë po na përplas në fytyrëlloj-lloj imazhesh dhe Tirana është kthyer në një teatër absurd ku personazhet ngatërrohen me lloj-lloj karikaturash groteske. Ende pa u shuar jehona e semiotikës së leshit, në vend u prodhua një mit tjetër, miti i veshit dhe ende pa u shuar jehona e këtij rrëfimi grotesk, publikut iu përplas në fytyrëapo iu ngjesh në surrat një fotografi tjetër ajo e karikaturës së demokracisë sonë. Kjo është brava e çelësit, më shkoqur akoma, fisheku i bravës së çelësit. Në qoftë se për një çast demokracinë do ta përfytyronim si një vend ku ndodhet një sallëme poltrona e me dosje ligjesh dhe me një portë të hijshme e hijerëndë, atëhere, pushteti ynë, i neve votuesve, në mënyrëmetaforike, është çelësi që ne i japim në dorë të zgjedhurve tanë që ata të hyjnë në këtë sallë për të gëzuar privilegjet dhe për të përmbushur detyrat e qeverisjes sonë. Mirëpo, në Shqipëri ai që merr çelësat e qeverisjes mund të bëjë çtë dojë me portën, me bravën dhe me fishekun. Ai që merr çelësin e kësaj porte i jep të drejtë vetes që ta privatizojë atë portë dhe tëmos llogarisë më pushtetin e zgjedhësve. Konkretisht çfarë ka ndodhur? Në një vend normal demokratik, sapo LSI-ja u largua nga qeverija, vendi do të duhej të ishte futur menjëherë në zgjedhje të parakohshme. Pse? Sepse vullneti i popullit nuk i përgjigjej më kompozicionit qeverisës. Një qeveri serioze demokratike dhe transparente do të shpallte zgjedhjet për të verifikuar edhe njëherë vullnetin e popullit, pra do tia kthente çelësin e demokracisë popullit dhe do tia linte atij në dorë që, pas votimeve, ai tia dorëzonte fituesit. Mirëpo ne qeverisemi nga një bandë hajdutësh, që është më kriminale edhe se klika e diktaturës së Enver Hoxhës, sepse nuk është e sinqertë. EnverHoxha e kishte shpallur veten diktator dhe kishte miratuar ligje që nuk ia cënonin pushtetin e tij. Cilido që do të guxonte do tëshkohej në hell. Ndërsa demokratura e karikaturës së Enver Hoxhës, qeveria e sotme, nuk është e sinqertë. Në thelb ajo sillet si diktatura komuniste dhe në formë ruan etiketën demokratike me institucione pa asnjë peshë dhe bosh. Sot Parlamenti i Shqipërisë është kthyer si Kuvendi Popullor i kohës së komunizmit, sepse aty miratohen pa debat ligjet antipopullore që do ish-sekretati i Partisë së Punës, Berisha. Presidencaështë njësoj si Presidiumi i Kuvendit Popullor sepse aty dekretohen të gjitha vullnetet e mbrapshta të ish-sekretarit tëPartisë së Punës, Sali Berisha. Tani në fund u pa që edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës u shndërrua në kryetar tëKomitetit Ekzekutiv të Tiranës dhe zbaton porositë e ish-sekretarit të Partisë së Punës, Sali Berisha. Edhe Bashkia e Tiranës, pas daljes së LSI-së nga koalicioni, duhet të kishte shpërndarë Këshillin Bashkiak dhe ti drejtohej zgjedhësve, pra tia dorëzonte çelësin e bashkisë popullit të Tiranës dhe ata tëverifikonin edhe njëherë përmes zgjedhjeve mandatin apo mandatet qeverisëse. Mirëpo jo vetëm që nuk ndodhi kjo, por ndodhi gjëja më e pështirë që mund të imagjinohet. Kryetari i Bashkisëndërron fishekun e bravës së çelësit dhe nxjerr jashtë tëzjgjdhurit e Bashkisë. Dua ti pyes ata intelektualët që i reshtonte Luli nëpër salla mbledhjesh si ca konviktorë të gjorëse ku shkoi fytyra e re që po i vinte Tiranës? Si mund tëheshtni ju, zotërinj, kur ky Luli me shalë të gjata siç thotënjë ish-drejtor i TVSH-së që i mori 5000 euro Lazlos së Paktit të Stabilitetit, ndërron fishekun e bravës së çelësit, bën pra një akt të shëmtuar njësoj si një hajdut ordiner që hap dyert e pallateve apo të vilave për të vjedhur. Ky njeri që ka marrë peng demokracinë do të duhet të largohet urgjentisht që aty dhe në qoftë se është me të vërtetë ashtu siç e mbanin intelektualëtqë ai i reshtonte dhe u bënte zbor si ata konviktorët e gjorë, ky, pra, Luli me shalë të gjata, siç i thotë ai që përmenda më sipër, duhet të dorëzojë çelësin dhe jo të ndërrojë bravën. Mirëpo brava dhe fisheku që u ndërrua në mesnatë janë një shenjwe keqe dhe një parathënie e trishtë për zgjedhjet që po vijnë. Opozita duhet ta dijë dhe të përgatitet se Berisha nuk e dorëzon çelësin e pushtetit. Ai qysh tani po mendon që të ndërrojë bravat dhe të shfytyrojë godinën e demokracisë shqiptare. Pas kësaj, ai, ashtu siç deklaron Kosovrasti, do ti drejtohet gjykatës dhe do ta shpallë opozitën fajtore pse mori pushtetindhe i gjeti dyert mbyllur. /Shqip/
