E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokracia e mbikeqyrur

Te gjitha partite kandidate per koalicion ose fraksione partish pos Vetevendosjes nje sy e kane te qeverisja e tjetrin te besnikeria ndaj elektoratit dhe premtimeve

Nga Shkelzen Maliqi

Sterzgjatja e procesit zgjedhor tashme eshte bere dukuri e zakonshme ne Kosove. Por kjo dukuri edhe nuk krijon ndonje nervoze dhe pakenaqesi shtese ne krahasim me ato cfare kane qene prezente kur u kuptuan manipulimet dhe kur Gjyqi Suprem dhe KQZ-ja urdheruan qe te behen rivotimet dhe rinumerimet e pjesshme te votes. Po keshtu ne qetesimin e gjakrave ndikoi edhe fakti se sterzgjatja ndodhi per shkak te procedurave qe i parasheh ligji zgjedhor dhe jo per arsye subjektive ose si pjese e skenareve te manipulimit. Me ne fund kur KQZ-ja do te dale me rezultatin perfundimtar te gjithe akteret do te ballafaqohen me nje arnim relativisht te kenaqshem te procesit qe nuk mund te kontestohet ne pergjithesi. Dhe serish askush nuk do ta marre guximin e kontestimit te rezultatit te zgjedhjeve. Do te kete vetem akuza retorike te humbeseve per parregullsite qe i kane demtuar. E kemi degjuar kete kenge me refrenin Zgjedhjet nuk kane qene ne rregull ashiqare na eshte vjedhur vota por per hir te proceseve i pranojme rezultatet e zgjedhjeve.

Ky trend i akomodimit shihet edhe nga ndryshimi radikal i diskursit kur krejt vemendja e partive perqendrohet ne krijimin e qeverise se re mandatar i se ciles do te jete Hashim Thaci. Dalin ne opinion pazaret dhe licitimet mbi pjesemarrjen dhe mospjesemarrjen ne qeveri kushtezimet se me ke do te hynin dhe me ke jo ne koalicion ku njeri krah i partive qe me se shumti perfolen si partnere te mundshme te PDK-se thone se jane te disponuar me disa kushte qe te jane pjese e qeverisjes kurse krahu tjeter e kundershton kete vendosmerisht ose del me propozime jorealiste dhe te papranueshme per mandatarin.

Ne keto pazare dhe licitime ka shume pak sinqeritet dhe parimesi. Megjithate ato sherbejne shume mire per uljen e tensioneve te krijuara gjate fushates zgjedhore dhe zotimeve te tipit me Hashim Thacin ne asnje variant Ne te vertete te gjitha partite kandidate per koalicion ose fraksione partish pos Vetevendosjes nje sy e kane te qeverisja tjetrin te besnikeria ndaj elektoratit dhe premtimeve.
E vetmja parti parimore ne kete aspekt eshte Vetevendosja e cila edhe ka hyre ne zgjedhje me nje opsion thellesisht opozitar jo vetem ndaj PDK-se por edhe ndaj partive te tjera. Platforma e Vetevendosjes ne pjesen me te madhe dhe esenciale eshte e papranueshme per mazhorancen e spektrit politik te Kosoves e cka eshte po ashtu me rendesi edhe per faktorin nderkombetar.

Nderkombetaret ashiqare dhe pa doreza angazhohen ne procesin e negociatave per qeverine e re sidomos ambasadoret Dell dhe Fejt. Ndonese ambasadoret ne fjale nuk vendosin se cila parti do te jete partnere e PDK-se dhe cila jo ata ne menyre indirekte kushtezojne dhe dramatizojne formulat e koalicioneve qe i ka ne disponim Hashim Thaci duke insistuar qe ne postet kyce te Kryetarit te shtetit te Kryetarit te Kuvendit dhe disa ministri te rendesishme te mos propozohen lideret e partive ose politikanet qe i propozojne partite e tyre por disa personalitete te tjera me te preferuara nga nderkombetaret.

Keto intervenime ne disa raste shkojne pertej parimit te duarve te pastra sepse permenden edhe disa arsye te tjera madhore te sigurise apo te nevojes per permiresimin e imazhit te Kosoves si argumente ne favor te listave te tyre me emra te preferuar dhe jo ata qe favorizohen nga partneret e mundshem te koalicionit qeveritar.
Nderhyrja e ambasadoreve ia ngushton jo pak Hashim Thacit hapesiren manovruese per negociatat me partite e tjera. Kjo ka te beje para se gjithash me koalicionin qe ai e ka si atu fillestar per te gjitha bisedat ate me AKR-ne. Nese AAK-ja ose edhe PDK-ja do te kerkonin me shume per te hyre ne Qeveri Thaci gjithnje mund te thote Ju faleminderit por e kam te sigurt dhe mjaft stabile me rreth 66 mandate koalicionin me AKR-ne dhe partite e pakicave.

Mirepo edhe me AKR-ne ka nje problem sepse ky subjekt e ka si kusht qe Kryetar i Kosoves te behet Behgjet Pacolli e nderkombetaret me gjase edhe pse nuk e thone kete publikisht nuk duan qe ne krye te Kosoves te kene nje biznesmen per te cilin me heret ka pasur shume spekulime per afera korruptive ne Rusi etj. Po keshtu mendohet se mund te dalin serish edhe afera te reja nga burimet qe Perendimi nuk i kontrollon nderkaq qe jane terren i forte i politikes dhe inteligjences ruse Kazahstan etj. Andaj nderkombetaret jane insistues per nje kryetare femer dhe jo Pacollin.

Varianti i dyte me i perfolur eshte koalicioni i PDK me AAK-ne plus minoritetet qe do te ishte nje koalicion edhe me stabil per nga numrat nese vete AAK-ja do te ishte unike. Edhe te ky variant me sa eshte bere publike posti i kryetarit eshte molle e sherrit sepse AAK-ja si dukjet insiston ne dy gjera qe ta kete Kryeministrine dhe ne kete post Blerim Shalen si nje zevendesues i Ramush Haradinajt derisa ky te mos kthehet nga Haga. AAK-ja eshte kunder qe kryetar te behet Shala sepse keshtu do te dobesohej partia me liderin ne Hage dhe zevendeskryetarin e pare qe do te duhej te jepte doreheqje nga Partia. AAK-ja andaj ia ofron me zemergjeresi te madhe postin e Kryetarit 8211 Hashim Thacit.

Per Hashim Thacin mbetet edhe nje sfide tjeter e madhe dhe kjo eshte opozita e brendshme ne PDK e cila po behet me e fuqishme edhe pse nuk degjohet shume ne publik. Do te kete problem jo vetem largimin e Fatmir Limajt nga Qeveria gje qe thuhet se tashme eshte pune e kryer por edhe te disa ish-ministrave qe jane nen hetime. Dhe jo me i vogel do te jete problemi i sistemimit te fituesve te medhenj ne ruletin manipulues te zgjedhjeve ne Drenice dhe gjetiu.

I ngushtuar dhe i sulmuar nga te gjitha anet fituesi i madh i 12 dhjetorit Hashim Thaci mund te dale si nje Pirro i demokracise se mbikeqyrur.

TagsShkelzen Maliqi

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›