E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu deklarata e nxituar e nje diplomati

Fatmir Toci

shte fjala per z. Arvizu te cilit Berisha i duket si burre shteti. Ketu te ne ka do vite qe askush nuk do tu shkoje ndesh nderkombetareve aq me teper SHBA-ve. Dhe aq me teper kur behet fjale per politikanet qe nuk duan ta njollosin biografine se rrezikojne karrieren e tyre nga zemerimi i Amerikes. Padyshim nuk mendoj se edhe kjo menyre komportimi ne politike ka te beje me burrerine. Aq me teper kur behet fjale per vendin kampion te demokracise dhe fjales se lire.

Nga Fatmir Toci

Demonstrata e 21 janarit ne Bulevardin Deshmoret e Kombit dhe ngjarjet qe rrodhen pas saj jane kryetema e bisedave dhe debateve midis shqiptareve kudo qe jane por edhe pjese e rendesishme e axhendes se institucioneve me te rendesishme nderkombetare te cilet dukshem te shqetesuar jane vene ne levizje per te qetesuar shqiptaret dhe per te zgjidhur krizen. Nuk kam nder mend qe nepermjet ketyre radheve te bej analizen e asaj qe ndodhi dhe bilancin e rende qe pasoi. Si pjese e nje force politike ne kete rreshtim kam qene dhe jam i bindur ne drejtesine e kauzes se opozites qe lufton me te gjitha mjetet paqesore e brenda kuadrit kushtetues per me shume se nje vit e gjysme per transparencen e leximit te vullnetit te shqiptareve ne zgjedhjet e pergjithshme ne qershor 2009 per te evidentuar korrupsionin e thelle qe ka perfshire qeverisjen e vendit tim per te evidentuar grabitjen fare hapur qe po i behet pasurive kombetare per te evidentuar dhunimin e te drejtave dhe lirive me elementare te njerezve per te evidentaur rritjen e skajshme te varferise deri ne kufijte e mbijeteses te veshura keto me propagande e demagogji te pashembullt te nje njeriu konfliktual qe i ka hipur per se prapthi politikes shqiptare per dy dekada.

Por edhe keto te verteta te hidhura qe tashme dihen e shihen nga te gjithe shqiptaret nuk jane qellimi paresor i ketyre radheve edhe pse pervoja djallezore politike e Berishes po ben te gjitha perpjekjet duke vene ne levizje te gjitha strukturat shteterore perfshi edhe perfaqesite e zyrat diplomatike te Shqiperise ne te gjithe boten qe ta largoje vemendjen e shqiptareve mediave institucioneve shqiptare te drejtesise dhe te atyre nderkombetare te angazhuara nga shkaqet e verteta qe e kane futur vendin ne krize dhe qe prej me shume se nje vit e gjysme dhe i kane nxjerre njerezit ne rruge per te protestur paqesisht por te vendosur.

Nuk kam per qellim as te behem pjese e debatit e te bind te tjeret per provokimin e pashembullt e diletant qe shteti nepermjet organeve te rendit dhe Gardes se Republikes te cilat i perdor e i shperdor z. Berisha sa here qe i nevojiten u beri njerezve qe sapo kishin nisur te protestonin paqesisht me ane te nje demonstrate te paralajmeruar dhe per te cilen ishte bere njoftimi zyrtar i nevojshem. Puna titanike e mediave shqiptare por edhe e qindra e mijera kamerave vetjake te pjesemarresve ne demonstrate deshmite e cdo pjesemarresi ne kete tubim e kane nxjerre ne shesh te verteten tragjike se shteti vrau me arme luftarake tre civile te pafajshem plagosi dhe lendoi dhjetera te tjere dhunoi dhe ndaloi kedo qe gjeti ne rruge pas kesaj dhunoi e shkaterroi mjedise e objekte ne pronesi private. Dhe jo vetem kaq por beri te gjitha perpjekjet demagogjike per tia faturuar vrasjet opozites dhe kur nuk ia doli mori nen mbrojtje vrasesit edhe duke i shperblyer sulmoi Prokurorine SHIK-un dhe Presidentin e Republikes qe nuk u bene pale me te kercenoi opoziten dhe shefin e saj me arrest e madje me vdekje insinuoi per grusht shteti nga njerez qe mbanin cadra ne vend te armeve etj. duke e futur kryeqytetin ne nje terror te tipit fashist te papare qe nga shtatori i vitit 1998 ku ne grushtin e shtetit te organizuar ne ate kohe Berisha ishte pergjegjesi kryesor dhe i vetem.

Ajo qe me beri te marre penen e te shkruaj te shprehem ne nje fare menyre per te vecantat e asaj qe po ndodh sot ne Shqiperi eshte nje prej prononcimeve te z. Arvizu ambasador i SHBA-ve ne Tirane per qendrimin burreror te kryeministrit Berisha. Dhe a e dini perse Sepse me kerkesen e Tij ai u terhoq nga protesta e dites se shtune nje here me pare ishte thene per te diten e merkure edhe per shkak te motit te ftohte e me shi qe ai Berisha e kishte pare ne internet ne Ipod-in e tij. Ne fakt z. Arvizu eshte i sapoardhur ne Shqiperi dhe padyshim nuk ka pasur kohe te njihet me historine e ketij vendi nuk ka pasur kohe as te mesoje sa duhet per historine politike 20-vjecare shqiptare te mesoje per Berishen Nanon Meten Ramen e te tjeret. Nuk ka pasur kohen e mjaftueshme te mesoje per shprehjet fjalet e urta dhe kuptimet e tyre ne gjuhen shqipe. Z. Arvizu ne vendin tone nuk i thuhet burre nje njeriu qe nuk e mban fjalen apo sic e thote populli qe e dredh dhe kthen fleten nga te fryje era. Te ne nuk i thuhet burre nje njeriu te akuzuar per vrasje apo te akuzuar se ka urdheruar  qe te vrase. Aq me teper nuk i thuhet burre shteti. Nje njeriu te akuzuar per vrasje apo qe akuzohet se ka urdheruar te tjeret te vrase ne ne shqip i themi vrases apo me ashper akoma e quajme kriminel dhe per te ka ligje se si duhet trajtuar. Me pare vepronte Kanuni e zakoni qe do te thote gjykimi popullor i kthyer ne institucion. Sot si ne te gjitha shoqerite e qyteteruara vepron e duhet te veproje ligji.

Nje diplomat i larte mik i shqiptareve dhe qe perfaqeson nje vend mik e ka quajtur burre shteti nje njeri qe mbron vrasesit e njerezve te pafajshem dhe jo vetem nje here gjate ketyre dy dekadave. Do te mjaftonin ngjarjet e  viteve 96 8211 97 grushti i shtetit me 1998 dhe para pak kohesh tragjedia e Gerdecit per ta cuar para drejtesise kete njeri qe nuk ndalet perpara cdo mjeti ne interes te mbajtjes se pushtetit. shte quajtur burre shteti nje njeri nderkohe qe te tille njerez ne ne shqip i quajme burracake. Dhe dallimi kuptimor midis fjales burre dhe burracak edhe pse kane te njejten rrenje e per nje te huaj duket sikur ngjajne eshte aq i perafert sa jane te ngjashme dita me naten.

Ne nuk i themi burre nje njeriu qe vjedh sic ka bere kryeministri i vendit me vjedhjet e vullnetit te popullit ne zgjedhjet e fundit ne nuk i themi burre nje njeriu qe ka frike sic po ben Berisha me pengimin me cdo mjet te transparences se ketyre zgjedhjeve ne nuk i themi burre nje njeriu qe ben pehlivanin ne politike sic ben Berisha kur ndryshon cdo dite apo cdo ore qendrimet e tij politike ndaj opozites por edhe partnereve tane nderkombetare ne nuk i themi burre e aq me pak burre shteti nje njeriu qe shfaqet i papergjegjshem politikisht e menderisht ne politiken shqiptare ne nuk mund ti themi burre shteti madje as burre por grua e lige nje njeriu qe shfaqet ne Parlamentin shqiptar apo tribunat e tjera zyrtare si nje gojeshthurur ordiner duke pergojuar cdo njeri dhe familjet e tyre. Ne nuk i themi burre e aq me pak burre shteti nje njeriu qe ka marre nen mbrojtje shtetaret hajdute dhe vraresit me pagese vetem e vetem qe te mos prishet rendi i goglave te qeverise mbi te cilat eshte ngritur pushteti i tij.

Ketu te ne ka do vite qe askush nuk do tu shkoje ndesh nderkombetareve aq me teper SHBA-ve. Dhe aq me teper kur behet fjale per politikanet qe nuk duan ta njollosin biografine se rrezikojne karrieren e tyre nga zemerimi i Amerikes. Padyshim nuk mendoj se edhe kjo menyre komportimi ne politike ka te beje me burrerine. Aq me teper kur behet fjale per vendin kampion te demokracise dhe fjales se lire. Kjo ka te beje me shume me konformizmin e te berit politike ne vendin tim te vogel ku vazhdimisht zgjidhjen e problemeve me te medha kombetare rrugen politike qe duhet te ndjekin lideret e saj per te qene ne rregull dhe te sigurte ne krekosjen e tyre para nje populli te varfer dhe opozites se shtypur e kane lidhur vazhdimisht me humorin e me te forteve ne politiken boterore. Historia e 20 vjeteve te fundit e politikes se re shqiptare nuk eshte gje tjeter vecse akrobacia e shemtuar e lidereve te saj per te mbajtur syte dhe veshet hapur dhe gjithmone te vemendshem per te lexuar si duhet mesazhet qe vinin nga jashte edhe pse ne te shumten e hereve keto mesazhe kane qene te palexueshme te pakuptueshme e te padeshifrueshme qe kritikonin te dyja palet dhe u jepnin te drejte te dyja paleve duke u dhene mundesine te dyja paleve qe te citonin dhe perdornin ne luften e tyre per pushtet ato pjese qe u shkonin pas shtatit. E meqe jemi te fjalet e urta ka nje fjale te tille ne shqip qe thuhet as mish as peshk pra nje gjelle pa shije qe nuk hahet.

Po le te kthehemi edhe nje here te fjala qe leshua para pak ditesh kur kryeministri i vendit tim dikujt qe me siguri nuk e njeh sa i si duhet i eshte dukur me te vertete si burre shteti. Ne nje kohe e situate kur nje vleresim i tille ka treguar fare hapur nje anim te tepruar ne vleresimin midis paleve. Midis pales qe provokoi vrau dhe shtypi me dhune nje popull te pakenaqur deri ne kufijte e zemerimit dhe pales qe protestonte ne menyre civile per me shume liri e demokraci ne kete vend kunder korrupsionit qe i ka zene frymen vendit dhe per nje jete me te mire. Kerkoj ndjese nese shprehja ime duket e ashper por nuk ka qene aspak prej diplomati aq me teper te paanshem qe ne nje situate te tille te ngaterrohet burri me burracakun burri i shtetit me vrasesin apo pergjegjesin per humbjen e jetes se njerezve te pafajshem.

Nje deklarate si kjo ne nje kohe dhe situate te tille te ndezur ne vend qe te qetesoje do ti zemeroje me shume ata qe kane zgjedhur rrugen e protestes per te shprehur qendrimin e tyre ndaj qeverisjes aktuale do te ndikonte negativisht ne agravimin e situates madje me shume se lajthitja e Berishes per te mbledhur qeveritaret e buxhetoret ne nje proteste ndaj protestes pa kuptuar kunder kujt dhe perse

Dhe per ti shkuar deri ne fund konceptit te burrerise dhe burrit te shtetit ne gjuhen shqipe. Manifestimi-homazh i dates 28 janar i organizuar e drejtuar nga opozita shqiptare per ti bere homazhet e duhura dhe te merituara tre qytetareve te pafajshem qe i vrau shteti dhe veglat e tij ishte nje shenje burrerie ishte nje shenje e respektimit te te vdekurve nje zakon i lashte ne vendin tim por besoj edhe ne vendet e tjera. Ata njerez u vrane ne rruge publikisht ndaj dhe meritojne nderimin respektimin e zakonit dhe respektin e te gjithe njerezve po publikisht. Ndersa paburreri apo burracakeri eshte ajo ne batakun e te cilit ka rene Berisha nuk ka pasur kuraje te thote nje fjale ngushellimi per te vdekurit madje eshte shprehur se pak ishin mund te ishin edhe 300 ka dale ne mbrojtje te pergjegjesve te masakrases te dates 21 janar duke e kthyer edhe godinen e kryeministrise ne kulle ngujimi ka nxjerre urdher qe te shperbleje ata qe ushtruan dhune ndaj nje populli te paarmatosur ku midis tyre jane edhe vrasesit ne vend qe ti hape rruge drejtesise dhe te bashkepunoe me te sulmon institucionet e shtetit qe nuk behen pale e krimit ne perpjekje per nenshtrimin perfundimtar te tyre krijon alibira institucionale duke poshteruar gjysemparlamentin ta duartrokase e te vere ne pune komisione hetimore per te hetuar cdo gje pervecse vrasesit vazhdon me fjalorin e tij te shthurur te ndote mjedisn shoqeror shqiptar duke u shfaqur si faktori paresor per irritimin e njerezve duke u pozicionuar si nje provokator ordiner me pasoje destabilizimin e vendit.

Dhe per ta dalluar burrin burrin e shtetit dhe burracakun te nderuar miq e partnere nderkombetare mjafton te vereni shfaqjet prononcimet publike dhe mediatike qendrimet dhe veprimet mbeshtetjen qe ka ne popull te atij qe u quajt burre shteti vetem sepse nuk ka shtylle kurrizore dhe liderit te opozites qe kerkoi te bente adetin ndaj te vrareve nga dhuna e shtetit diktature dhe qe eshte ngritur ne protesta e kerkon zgjidhje te situates me mjete ligjore ne nje vend qe drejtesia dhe demokracia jane me ne rrezik se kurre.

Autori eshte deputet i Partise Socialiste.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›