E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me shume Dick se Dick Marty

Duket se zhurma dhe politika e opozites ne kete fillim viti e ka vendosur Shqiperine edhe nje here pergjate nje jave te tere ne listen e lajmeve kryesore te stacioneve kryesore nderkombetare. Ate qe me shume mundim ishte arritur keto vite te fundit dite pas dite dhe hap pas hapi qe Shqiperia te permendej pozitivisht ne lajmet e mediave boterore qe Shqiperia te ishte destinacioni i pare turistik per vitin 2011 lideri i opozites dhe nje grup i vogel njerezish arriten ta shkaterronin per vetem 5 ore kur dogjen makina e peme goditen me shkopinj e hunj hodhen gure e deri bomba Molotov gjate mesymjes se Kryeministrise se vendit ne tentativen e tyre te deshtuar per grusht shteti.

Por jo vetem kaq Demonstrata e 21 janarit e drejtuar nga z. Rama arriti te vendoste dhunen ne fokusin e opinionit publik duke hequr nderkohe vemendjen nga nje prej ceshtjeve me te rendesishme aktuale per shqiptaret dhe dinjitetin tone kombetar raporti famekeq i Dick Marty-t.

Raporti i Dick Marty-t duhet te ishte kryefjala e momentit dhe te bashkonte te gjithe klasen politike shqiptare... por duket se lideri i opozites ka gjera me te rendesishme per te bere dhe interesa e deshira krejtesisht personale per te kenaqur. Fatkeqesisht per Shqiperine dhe shqiptaret zoti Rama gjen gjithmone dicka tjeter per te bere dhe per tu marre kur per kohet jane te rendesishme per Shqiperine dhe shqiptaret. Kete here duke e kaluar cakun dhe duke u munduar ta ktheje Shqiperine edhe nje here njezet vite e kusur pas ne kohen e historive me zhurmues.

Eumlshte e cuditshme qe gjithmone kur shqiptaret kane nevoje me shume se kurre qe te jene te bashkuar dhe te kthjellet ne politiken e tyre kur Kosova dhe te gjithe shqiptaret cenohen nga nje raport teresisht antishqiptar dhe johuman kur ne Maqedoni shqiptaret nuk diskutojne te drejtat e tyre legjitime te cilat Marreveshja e Ohrit duhet ti garantoje por kane filluar luften e dosjeve mes njeri-tjetrit ne keto momente kur po pergatitet regjistrimi lsquototal i shqiptareve ne rajon pikerisht ne keto momente Shqiperia duhet te ishte me e qendrueshme dhe me e shendetshme se asnjehere tjeter.

Per me teper qe nuk ka arsye te mos jete sepse jetojme ne nje kohe kur cdo qytetar shqiptar i majte apo i djathte i vogel apo i madh mund te levize pa viza ne Evrope eshte anetar i NATO-s eshte qytetar i vendit qe u shpall nga bota mbare numri 1 i turizmit per 2011-n dhe qe ka shenuar zhvillime me shume se cdo vend tjeter ne kohen me te shkurter.

Vec faktit qe mbase ka edhe nje Dick Marty shqiptar i cili i fton i organizon dhe i nxit shqiptaret me lejoni te korrigjoj jo shqiptaret por nje grusht te vogel huliganesh antishqiptare ne demonstrate dhune dhe grusht shteti.

Sikunder raporti i Dick Marty-t i votuar ne 25 janar eshte krejtesisht antishqiptarajo qe zoti Rama i beri Shqiperise ne 21 janar eshte krejtesisht antishqiptare dhe nuk zhbehet dot me nje konference per shtyp shume-gjuheshe e cila filloi ne anglisht dhe mbaroi ne italisht. Cuditerisht nuk kishte edhe sekuenca ne greqisht duke pasur parasysh faktin qe zoti Rama eshte nje foles i mire i greqishtes se paster.

Ajo qe zoti Rama i beri flamurit shqiptar ne 21 janar duke e flakur si lecke nga dora e nje rrugaci eshte krejtesisht antishqiptare.

Duket se keta zoterinj kane te perbashket jo vetem rezultatin e veprimeve te tyre por edhe menyren se si i bazojne ato.

Nese Dick Marty e fillon raportin e tij mbi nje liber te shkruar nga Carla Del Ponte e cila per sa kohe ishte prokurore ne Hage nuk arriti te vertetonte asgje lideri i opozites e fillon diskursin e tij politik mbi zgjedhjet e 28 qershorit vertetesia dhe cilesia e te cilave ishte vleresuar maksimalisht nga te gjithe faktoret nderkombetare.

Nese Dick Marty e bazon raportin e tij jo mbi prova dhe fakte konkrete por mbi hamendesi dhe deduksione te tij te cilat duhen provuar dhe vertetuar lideri i opozites e bazon diskursin e tij politik mbi manipulime dhe rrefime prifterinjsh mekatare ne vetvete te cilat duhen provuar dhe vertetuar.

Nese Dick Marty me raportet e tij sulmon jo vetem shqiptaret por edhe shtetin amerikan sic ben me raportin e tij te vitit 2007 lideri i opozites me dhunen e tij fizike sulmon nje nga institucionet kryesore kushtetuese te vendit Kryeministrine nderkohe qe me paaftesine e tij politike mbyll veshet ndaj thirrjeve te nderkombetareve dhe mbi te gjitha ato te Departamentit Amerikan te Shtetit.

Nese Dick Marty e gjen mbeshtetjen e raportit te tij tek lobingjet antishqiptare serbe dhe sllave lideri i opozites e gjen mbeshtetjen per kauzen e tij te humbur tek disa ish-politikane qe qytetaret shqiptare me voten e tyre i lane jashte Parlamentit dhe jashte politikes.

Natyrshem mund te linde pyetja Perse me shume Dick se Dick Marty

Perpos te perbashketave Dick Marty dhe z. Rama kane nje ndryshim shume rrenjesor. Nese antishqiptari Marty eshte shtetas zviceran megjithese nga cfare ka treguar deri tani fare mire mund te ishte edhe qytetar qofte edhe nderi i Serbise antishqiptari Rama eshte shtetas shqiptar.

Megjithate historia mijeravjecare e Shqiperise ka treguar se sado qe ta kene luftuar ate armiq nga jashte apo Hamzenj nga brenda ky vend dhe komb ekziston ketu qe prej fillimeve te historise se ketij gadishulli tashme me nje te ardhme te qarte evropiane dhe perendimore. Dhe pavaresisht te gjithe negativitetit qe solli demon strata e nje jave me pare pati edhe disa elemente pozitive qe sjellin shprese.

21 janari tregoi se Shqiperia nuk i do dhe nuk i perkrah njerez te tille dhe keta te fundit jane te paket ne numer. 21 janari tregoi qe Shqiperia ka miq te mire ne Perendim dhe mbi te gjitha ne kontinentin pertej oqeanit. 21 janari tregoi qe shqiptaret jane qytetare dhe jo vetem distancohen por e denojne dhunen. 21 janari tregoi qe shteti yne eshte i qendrueshem dhe qe institucionet jane forcuar forcat e ruajtjes se rendit treguan qe jemi vend i denje anetar i NATO-s. 21 janari tregoi qe shqiptaret e duan dhe e mbrojne flamurin e tyre

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›