Demokracia kërcënohet veç nga politikanët eksiq nga koka
Dje, Tirana ishte e stresuar në të gjithë kompleksitetitn e saj. Kishte më pak makina në rrugë. Njerëzit ishin të gjithë të shqetësuar, të frikësuar. Çfarë po ndodhte vallë? Televizionet po transmetonin live pamje të rrugëve të bllokuara në të gjitha rrugët që lidhin me kryeqytetin dhe qytetet e tjera të Shqipërisë, goma që digjeshin në rrugë, njerëz që i hidhnin benzinë zjarrit. Para KQZ një grup i vogël njerëzish në përbërje me deputet të PS “bënin të fortin”, duke u përleshur me policinë e shtetit, në përpjekje për të dhunuar institucionin më të rëndësishëm të shtetit. “Aman jo më 97”, dëgjoje kudo njerëz të ndryshëm kur bisedonin me njëri-tjetrin. Janë qindra njerëz të bllokuar në rrugë. Njerëz të lirë të një vendi demokratik janë dhunuar në të drejtën e tyre. Aty mundet të ketë njerëz të sëmurë, që kanë halle personale dhe familjare për të zgjidhur. Por që nga ana tjetër janë të dhunuar nga një grup njerëzish të motivuar politikisht. Përse vallë të ndodhte kjo? Se duhet patjetër që Edi Rama të jetë përsëri për herë të katërt Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Si bëhet e ditur kohet e fundit, i sëmuri psikik i PS, po përdor dajakun për te bere terbije edhe zëvendësin e tij kryesor ne Partine Socialiste. I mjeri njeri pasi u shtrua nga plagët ne një spital të Greqisë, erdhi edhe më serbes ne Tirane si qengj i urte ne këmbët e Edi Ramës, sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke u bere thirrje njerëzve - për revolta popullore. Jane monstra te tilla, te brumosura me idealin e “internacionalizmit proletar komunist”, se partia edhe te rreh. Nga ana tjetër, njerëzit janë të lodhur nga “protestat”, njëherë hapni dhe tani mos hapni kutitë”. Në këtë kohë na u paraqit Edi Rama në një konferencë për mediat që “po i kërkonte ndihmë Amerikës, Europës dhe institucioneve demokratike për ndihmë”. Çfarë hipokrizie?
Përse them me bindje se ky njeri është “eksiq nga koka”, siç shkruan shumë herë Fan Noli për njerëzit e lajthitur nga mendja. Duke mos shkuar shumë larg,vallë çfarë bëri Al Gore kur po numëroheshin votat në Gjykatën e Lartë të ShBA, në përballjen e tij me kandidaturën e Xhorxh Bush për President në Amerikë? A mos vallë u kërkoi anëtarëve dhe militantëve të Partisë së tij të ngriheshin “në revolta popullore”. Jo, në asnjë mënyrë se jo. Edhe në një rezultat të ngushtë në një vend të madh si Amerika, në përfundim të vendimit të Gjykatës që i dha fitoren Presidentit Bush, kandidati Al Gore i uroi fitoren. Kjo është Amerika. Vetëm para disa ditësh, kemi ndjekur pamje që transmetonin të gjitha TV e botës, kur policia e Uashingtonit po i vinte prangat në duar Kryetarit të Bashkisë së Kryeqytetit të Amerikës së bashku me 6 bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, për arsye se po protestonin pa lejen e policisë në një rrugë të qytetit. Përsëri, kjo është Amerika, vendi i shembullit të demokracisë. A mundet vallë të parashikonte njeri se çfarë mundet të ndodhte në Njësinë nr.5, nëse Ambasadori Arvizu nuk do të ishte i pranishëm atë natë të vonë? Dhe neve shqiptarët nga thelbi i zemrës do të falenderojmë këtë njeri-simbol të lirisë dhe demokracisë,se edhe një herë tjetër Amerika e nxori Shqipërinë nga bataku i mentalitetit komunist, për marrjen e pushtetit nëpërmjet dhunës së revolucionit Bolshevik.
Po çfarë në të vërtetë kërkon Edi Rama? Kërkon Bashkinë e Tiranës, aferat e milionave dhe miliardave të karteleve të ndërtimit. Por ja që Tirana nuk e do më atë. Tirana kërkon ndryshimin. Duke e krahasuar me zgjedhjet e vitit 2007, Edi Rama ka humbur më tepër së 22 mijë vota dhe 7 nga 11 Minibashki të Kryeqytetit. Dhe nga humbja në mijëra vota, si i mbyturi që kapet pas fijes se barit, menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit në Tiranë, Edi Rama si në krye të një procesioni mortor do të deklaronte se “ai kishte fituar dhe ëndrra vazhdon”. M’u kujtua fabula e famshme e gomarit që po e hante ujku dhe shpresonte të ishte në ëndërr. Të gjithë shqiptarët e dënuan veprimin e tij kundër demokracisë, në momentin kur ai deklaronte “fitoren” në kundërshtim me kodin zgjedhor. Me 10 vota diferencë, kur dihej mirëfilli se duhej të numëroheshin edhe votat e kontestuara pasi numri i tyre bazuar në kodin zgjedhor “ishte më i madh se diferenca ndërmjet kandidatëve”, përbën një marrëzi kriminale të stisur nga një skizofren si Edi Rama.
Si qytetar, si njëri nga miliona shqiptarë që aspirojnë për liri dhe demokraci në këtë vend të shumëvuajtur për mungesën e lirisë dhe të demokracisë për një gjysmë shekulli diktaturë komuniste, bëj një apel, një thirrje që të dëgjohet deri në kupën e qiellit. Jam njëri nga mijëra e mijëra shqiptarë që kam vuajtur në emër të lirisë. Për lirinë dhe demokracinë janë sakrifikuar dhe kanë derdhur gjakun qindra e mijëra njerëz që janë pushkatuar nga regjimi komunist dhe janë edhe sot 4000 nga njerëzit tanë që nuk po u gjejmë akoma varret e tyre. Si nga varri dëgjohet zëri i Havzi Nelës që u var pa hezitim në litar me firmën e Babait të Edi Ramës (Kristaq Rama), në pragun e lirisë me 10 Gusht 1988. A mundet vallë që për delirin skizofren të Edi Ramës, të dhunohen njerëz, të frikësohen fëmijët tanë nga pamjet si në filmat horror nga ngërdheshjet e çmendura të Edi Ramës që kërkon pushtetin me dhunë. Demokracia funksionon me ligje, ndërkohë diktaturat funksionojnë me urdhra. Njerëzit kudo që ndodhen duhet të distancohen nga urdhrat që jep Edi Rama nëpërmjet falangave të një pjese të inkriminuar të Partisë Socialiste për të destabilizuar Shqipërinë. Duhet të zbatohet ligji i një vendi demokratik dhe anëtar i NATO-s siç është sot Shqipëria. Pa asnjë fjalë për të komentuar, Shqipëria është serioziusht e kërcënuar nga veprimet kundër popullit dhe demokracisë nga Edi Rama dhe grupi i bllokmenëve të rinj dhe të vjetër të regjimit komunist. Është koha e fundit që të zbatohet ligji dhe vetëm ligji, si në Europë, si në Amerikë. Çdo neglizhencë në këtë drejtim, demokracia është seriozisht e kërcënuar me pasoja për të ardhmën tonë të përbashkët.