Demokracia na sfidoi
Në teori, tregu i lirë supozohet tё jetë i vetë-korrigjueshëm. Nё momentin kur bilanci prishet, atëherë ndryshimet në çmime duhet gradualisht ta sjellin sistemin në ekuilibër. I njëjti proces rigjenerimi supozohet të veprojë nё tё njëjtën mënyrë edhe me sistemet politike (demokratike). Ajo që kemi përjetuar kohët e fundit si: rënien marramendëse në tregjet financiare dhe dështimin e institucioneve politike për të zgjidhur problemet, është një çorientim i vërtetë. Por kjo është një rikujtim,se në botën reale, sistemet e “rrëzuara”, jo gjithmonë kthehen nё pikën fillestare.
Kjo është periudha që ne mund ta quajmë si “luhatja e ç’frenuar”, kur sistemi pëson njё shok ekonomik ose politik. Në teori, kjo duhet të rigjenerojë forcat e tregut për rregullim ose konsensus politik, me synim rivendosjen e ekuilibrit. Në vend të saj, luhatja duket sikur po thellohet edhe mё shumё. Kur sistemi luhatet, përçarja që duket e menaxhueshme pёr momentin, merr përmasa të mëdha e të rrezikshme dhe vijon me disbalancim total.
Po afrohet përvjetori i 10-të, i një prej goditjeve më të mëdha qё ka pësuar ndonjёherё
sistemi politik i SHBA-ve, sulmet terroriste të 11- shtatorit tё vitit 2001. Këtu, gjithashtu, ju mund të argumentoni se”trishtimi”nuk funksionoi. Në vend të saj, “dridhja” fillestare e sulmeve, u zmadhuar nga mënyra e reagimit. Ky sulmi i tmerrshëm terrorist, ka gjasa tё shihet nga historianët si një reagim i tepruar ; si dy luftëra tё jashtme dhe njё rraskapitje kombëtare. Si fillim ju duhet tё analizoni pse ky sistem politiko-ekonomik, ra nga majat nё tokё, duke humbur totalisht ekuilibrin, pastaj mendoni rikthimin e tij nё pikёn fillestare. Hapat qё janë bёrё kanë qenë hapa tё pasigurta. Duke qëndruar nё brendësi tё analogjinë tonë, themi se ky çorientim është edhe shkaku qё sistemi ka humbur disa prej avantazheve tё tij dhe aktualisht ёshtё mё pak dinamik e adaptiv.
Ky zbulim është një komoditet pёr ne, duke marrё parasysh se ekonomistët dhe shkencëtarët politikë njihen me këto probleme çrregullimi, qё njё shekull mё parё. Në të vërtetë, përpjekja për të kuptuar dështimin e tregut dhe çrregullimet sociale ndihmoi në krijimin e ekonomisë moderne dhe tё shkencave politike. Ky ishte njё pasqyrim nga John Maynard Keynes, duke mbёshtёtur teorinë se, mekanizmat e vetë-korrigjimit tё ekonomisë klasike nuk janë gjithmonë funksionale. Tregjet “ngecën” nё njё shkallë mё tё ulёt sesa grada e punësimit të plotë. Forcat e tregut që duhet të kishin rivendosur përdorime tё plota të makinerive dhe punëtorëve tё papunë ,nuk funksionoi, pjesërisht, për shkak tё Individëve, tё cilёt u frikësuar dhe preferuan ti ruanin paratё e tyre, nё vend se ti investonin në asete produktive, duke mos i interesuar normat e ulëta tё interesit. Kjo ishte edhe arsyeja pse Keynes argumentoi ndërhyrjen e qeverisë, për ti dhёnё ekonomisë njё shtysë nga kurthi qё e kishte mbërthyer. Nuk ishte se ai preferonte shpenzimet e tepërta tё qeverisë, por, sepse ai e njihte mjaft mirë kёtё proces, qё tregjet ndonjëherë reagonin kolektivisht, duke u bazuar tek frika dhe preferencat e individëve, qё sillte si rezultat pёrkeqёsimin e gjendjes. Gjatë javëve të fundit kemi parё një version bashkëkohor, mbi disa investitorë të frikësuar ndaj kërcënimit globale duke luajtur me ekonominë si tё ishte një top ping-pongu.
Mësimi për Keynesians në vitin 1930, ishte se ndërhyrja e qeverisë mund të kompensojë dështimin e tregut. Një besim i ngjashëm në qeveri - jo thjesht në efikasitetin e politikës fiskale, por në aftësinë e politikёs demokratike dhe sistemeve për zgjidhjen e problemeve,kjo përhapi vlerave demokratike amerikane nё tё gjithë botёn dhe sidomos pas disfatës së fashizmit në vitin 1945,më vonë, pas rënies së komunizmit në vitin 1989. Tregu i lirë dhe sistemet politike demokratike amerikane, nuk ishin vetëm të dëshirueshme, por ishin tё pashmangshme. Aspekti mё i frikshёm i kёsaj krize aktuale, (politiko-ekonomike), është se ajo teston besimin në qeverisjet demokratike. Sistemet politike në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë ( gjatë vitit të kaluar) ,na treguan se nuk janё nё gjendje ti japin njё zgjidhje problemeve kritike, financiare me tё cilat përballen.
Sistemi politik ka qenë jo më shumë efikas e vetë-rregulluese sesa ai ekonomik. Ky ishte njё mesazh i drejtpёrdrejtё pёr destabilizimin e interesave tё kredive të Amerikës, vlerësim I bёrё, si rrjedhojё e borxhit tё madh.Kjo në të vërtetë ,ishte një plagё e vetё shkaktuar. Ajo kishte dy shkaqe themelore: neglizhencёn e anëtarëve republikanë të
Kongresit, tё cilёt vunё ideologjinë e tyre përpara zgjidhjeve pragmatike dhe të
udhëheqjes kondraktiktore tё Presidentit Obama. Unë mendoj se republikanët meritojnë një pjesë më të madhe të fajit, sepse ata kishin një mundësi për të shmangur “përplasjen e trenit”duke përdorur "ujdinё e madhe" prej4$ në buxhet dhe e refuzuan. Por ju nuk mund të përjashtoni nga fajësimi edhe Obama-ёn: Ai thjesht, nuk pranoi tё rrezikojë. Evropa, gjithashtu, është një studim në vete, mbi mosfunksionimin politik. Pёr vite me radhë ka qenё mёse e qartë se: ju nuk mund të kishit një monedhën tё vetme evropiane, por 16 politika e strategji të ndryshmeve fiskale në zonën e euros, kjo mospërputhje,e bёn procesin e nevojshëm tё rregullimit të ekonomisë për debitorët kronike si Greqia, edhe mё tё vështirë. Politikanët e Evropës nuk kanë qenë në gjendje për ta adresuar këtë dobësi kryesore .Ky dështimi është po aq “therës” sa edhe dështimi i politikanëve të SHBA-ve. Kujt i ngelet pёr tё qenë shembulli politiko-ekonomik nё tё ardhmen? Kinёs, Rusisё, Indisë apo Turqisë? Pra, nuk është ndonjë çudi e madhe qё bota është në depresion sot.