Mesazhet e hidhura të grevës
TIRANE - Një grevë minatorësh në Bulqizë vuri në provë të gjithë elementët përbërës të shtetit dhe të shoqërisë: strukturën administrative, strukturën politike, strukturën e biznesit privat, median, aktorët politikë, shoqërinë civile dhe institucionet e drejtësisë. Mbi të gjitha, ajo vuri në provë ndjeshmërinë e shoqërisë shqiptare, raportin midis ndjenjës humanitare dhe interesave ekonomike, marrëdhëniet midis të drejtës dhe interesit, midis asaj që lejohet ligjërisht dhe asaj që nuk lejohet moralisht në një shoqëri. Dhe bilanci njëmujor është më se dramatik. Greva nxori në pah çdo mekanizëm e virtyt të dobët që ne kemi, pandjeshmërinë, arrogancën, mbivendosjen e interesave ekonomikë, mospërfilljen dhe mungesën totale të humanizmit dhe solidaritetit njerëzor, shoqëror e politik.
Arsyet janë të lexueshme. Duke pasur parasysh kushtet ekstreme në të cilat punojnë e jetojnë minatorët në Bulqizë, është e kuptueshme edhe lista e kërkesave ekonomike. Por ata nuk patën dhe nuk kanë mekanizëm proteste tjetër përveç protestës ekstreme, rrezikut me jetën. Në Shqipëri nuk ka lëvizje sindikaliste që të mbrojë interesat e punëtorëve, siç nuk ka institucione që garantojnë të drejtat e përcaktuara nga Kodi i Punës. Gjatë këtyre ditëve nuk pamë dhe as dëgjuam të flasin Ministria e Punës, as Ministria e Shëndetësisë, as ajo e Ekonomisë, e Brendshme dhe as e Drejtësisë, as Prefekti apo Qarku, as Komisioni i Antidiskriminimit apo Avokati i Popullit, as Dhoma e Tregtisë apo Zyra për Investimet e Huaja, as komisionet që mbulojnë çështjet sociale e të drejtat e njeriut në parlament dhe as vetë qeveria. Nuk folën as shoqëria civile dhe as sindikatat. Media jonë i pati dhënë shumë më tepër hapësirë historisë së minatorëve në Kili sesa atyre në Bulqizë.
Për herë të parë nuk pamë të flasin as selitë e partive, përfshirë ato dy parti politike të majta, të cilat në fushatën e kaluar parlamentare përdorën minierën dhe minatorët e Bulqizës për të realizuar një sport elektoral. Askush nuk u ndje sepse politika dhe megafonat e saj në ekzekutiv dhe sektorë të tjerë janë me pushime, ose kanë axhendë tjetër prioritare, si p.sh., sa minuta rri në ujë kryeministri, si të shpallim ndonjë grup të ri armiqësor apo çfarë sms nisin deputetët socialistë nga plazhet lidhur me LSI-në. Të gjithë “humanistët” që përbetoheshin se “qytetari është i pari” apo se “ne jemi e ardhmja”, dëshmuan edhe njëherë diferencën e madhe midis retorikës formale elektorale dhe përmbajtjes reale të mendimit dhe veprimit të tyre politik.
Gjithsesi, rasti i grevës së minatorëve nxori në pah diçka më shumë sesa kriza e humanizmit në një shoqëri, ku vetëm 4% e shtetasve zotërojnë kapitalet kryesore ekonomike në sistemin bankar dhe në biznes, ndërkohë që niveli i varfërisë vijon të jetë më i larti në Europë (në konkurrencë me Moldavinë). Ajo tregoi se pas dhimbjes dhe sakrificës ekstreme fshihen interesa të tjera shumë më madhore për Tiranën politike dhe ekonomike. Lajmi nën zë ditët e para të protestës se organi përgjegjës ekzekutiv është i interesuar për grevën për të dëbuar kompaninë austriake dhe për të zhvilluar një tender të ri, po bëhet realitet, ndërkohë që vetë kompania, ndryshe nga sjellja simotër në Austri, në vend të dialogut dhe partneritetit ligjor dhe human zgjodhi luftën mediatike, kërcënimet apo skenarët ballkanike të përçarjes së grevistëve dhe medias, - e plotësoi mungesën totale të humanizmit dhe përgjegjshmërisë në administrimin e grevës. Këto janë elemente penale, praktika mafioze dhe organet e prokurorisë dhe drejtësisë duhet të vepronin, por ato edhe njëherë ato zgjodhën heshtjen. Ministria e Ekonomisë, e cila nuk ka sesi mos të jetë në dijeni mbi grevën dhe pazaret e pista që po luhen mbi të, u mjaftua të deklarojë se miniera është pasuri kombëtare, pa thënë asnjë fjalë nëse edhe jeta e qytetarëve grevistë atje është pasuri kombëtare.
Interesat ekonomike dhe politike dominuan edhe sjelljet gati amatoreske të konfederatës apo grupeve të tjera që tentuan të përfitojnë ose përfaqësojnë grevën. T’i sjellësh minatorët për disa ditë nëpër bulevardet e Tiranës dhe më pas të pranosh kthimin e tyre në grevë urie në nivele ekstreme nëntokë në Bulqizë, - nuk ka sens humanizmi dhe as përgjegjësie.
Minatorët nuk do të arrijnë të realizojnë qëllimet e tyre, megjithëse greva e tyre ka mundësi që të ketë realizuar qëllimet klienteliste dhe ekonomike të një varg personash dhe institucionesh ekzekutive e private. Kjo është drama dhe tragjedia e Bulqizës, - një qytet që jeton mbi një tokë të artë, por që zhytet në varfëri dhe harresë. 12 qytetarë të vdekur gjatë dy viteve në aksidente tragjike në këtë zonë në çdo vend demokratik në botë do të kishin shkaktuar termet politike: ndërhyrje emergjente dhe afatgjatë të institucioneve përgjegjëse, për të evituar humbje të tjera dhe për të krijuar kushte normale pune e jetese.
Drama e Bulqizës nxori në pah jo vetëm krizën e humanitetit shoqëror e politik, por edhe nivelin e lartë të egoizmit, arrogancës, babëzisë dhe indiferencës shoqërore e politike. Një kaste individësh pasurohen me pronat e paratë publike, dhe duke vepruar e qëndruar mbi ligjin kanë pronësuar sovranitetin dhe zërin qytetar. Për ta, njerëzit e thjeshtë janë numra pa rëndësi, janë turmë pa zë përfaqësues, janë figurantë mitingjesh e votimesh, kurse më tej, kur nuk ka zgjedhje, - qytetarët shihen si bezdi dhe para kërkesave të tyre me arrogancë mbyllen sy e veshë. 20 vjet pas rënies së komunizmit kemi krijuar kështu një Bllok të ri, një Byro Politike me rotacion, një sistem të mbyllur ku e drejta mohohet dhe tregtohet, ku nuk ka garë alternativash politike, por mes grupeve dhe interesave ekonomike, ku vendimet kryesore nuk merren nga qytetarët, por nga klane të caktuara dhe të mbyllura politike dhe biznesi.
Ky model politik dominon jetën dhe sjelljen politike, është kthyer në institucion, ka bllokuar demokracinë funksionale dhe çdo ditë e më shumë po varros çdo vlerë e princip moral shoqëror. Kriza të tilla komplekse janë dyfish negative për shkak se nuk lejojnë rrugëzgjidhje ose i kundërvihen me arrogancë dhe denigrim çdo zëri politik e qytetar ndryshe. Bulqiza vetëm sa na e rikujtoi dhe e riprovoi atë model. Qoftë edhe për këtë kontribut minatorët meritojnë mirënjohje dhe sakrifica e tyre përcjell vlerë e qytetari.
(GSH/BalkanWeb)