E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokracia ne udhekryq

Sali Berisha do ti bej nje sherbim te madh vendit po qe se ai paraqet prova te padiskutueshme ne mbeshtetje te akuzave qe ka bere ndaj Edi Rames dhe opozites ne pergjithesi se ngjarjet e 21 Janarit ishin nje perpjekje e orkestruar nga ana e tyre per te realizuar nje grusht shteti. Po qe se keto prova nuk materializohen Berisha dhe disa anetare te kabinetit dhe te Partise Demokratike duhet te perballen me ligjin sepse nje ligjerim i tille jo vetem qe kriminalizon padrejtesisht opoziten dhe terrorizon psikologjikisht popullin8230

Dr Gezim Alpion

Kriza e tanishme politike dhe vrasja e tre demonstruesve njeri nga te cilet sipas filmimit qe eshte qarkulluar ne internet nuk perbente ndonje kercenim per personelin ushtarak dhe civil ne ambientet e godines se Kryeministrise jane shume tronditese. Ne shkrimin e tij Mbi ngjarjet e Janarit botuar ne gazeten Shekulli me 3 Shkurt Ismail Kadare me te drejte thekson se fatmiresisht ne kohen tone historia shqiptare eshte njeheresh shqiptaro-europiane. Megjithate Kadareja nuk medoj se ka te drejte kur i shikon ngjarjet e 21 Janarit si shkak per prishjen e normalitetit te jetes shqiptare.

Jeta shqiptare shoqeria shqiptare pothuajse cdo hallke e shtetit shqiptar dhe vecanerisht jeta politike shqiptare kane kohe qe nuk jane normale. Ne fakt kjo e fundit ka qene thellesisht jonormale qe nga permbysja e diktatures komuniste ne vitin 1991.

Ky realitet jo normal ka zgjatur kaq shume sa qe fatkeqesisht per shume nga ne por vecanerisht per ata qe kane lindur ne dy dekadat e fundit anormalja eshte i vetmi realitet qe njihet serviret propagandohet dhe deri diku pranohet si normalitet.

Demokracia per ne shqiptaret mbetet nje aspirate por jo realitet dhe kjo aspirate ka te ngjare te mos realizohet edhe per shume kohe po qe se refuzojme ti themi gjerat ashtu sic jane. Pergjegjesit kryesor per krizen politike dhe trazirat e fundit ne Shqiperi jemi ne shqiptaret qe kemi lejuar per kaq kohe disa drejtues te klases politike te perdorin nje ligjerim hipokrit demokratik per te fshehur epshin e tyre demonik per pushtet dhe pasuri epsh i cili nuk duhet shikuar vetem ne prizmin e korrupsionit. Ne rastin e disa drejtuesve te politikes shqiptare korrupsioni duhet pagezuar me emrin e trishtueshem qe meriton tradhti kombetare. Dhuna policore qe u filmua me 21 Janar duhet te na shqetesoje shume sepse eshte tregues i frikshem i natyres totalitare te demokracise shqiptare. Ne shkrimin e tij Ata qe ne pushtet mbahen me dhune nga dhuna do te vdesin te botuar ne gazeten Shekulli me 27 Janar Rexhep Qosja na kujton se fetishizimi dhe mitizimi i shtetit rezulton ne fashistizimin dhe stanilizimin e tij pra ne shnderrimin e shtetit ne nje instrument vrases qe likuidon fizikisht qytetaret te cilet nuk jane dakord me te.

Pushteti ne Shqiperi eshte fetishizuar dhe mitizuar por shteti shqiptar nuk eshte fashist dhe incidentet perfshire edhe tragjedine e 21 Janarit duhen gjykuar me gjakftohtesi per te mos nxjerre konkluzione te gabuara qe mund te kene pasoja te renda per kohezionin kombetar qe eshte ne nje gjendje delikate. Ata qe me 21 Janar autorizuan te hapet zjarr ndaj demonstruesve si dhe gardistet qe ekzekutuan kete urdher monstruoz duhet te paraqiten para ligjit. Ne policine dhe ushtrine shqiptare qe eshte inkuadruar ne NATO nuk duhet te kete vend per automate dhe kriminele. Ndersa eproret e tyre civil dhe ushtarak nuk duhen lejuar qe te perdorin varesit dhe qytetaret e thjeshte si mish per top per te mbajtur ne fuqi nje klike te caktuar kushdo qofte ajo. Nje nga tragjedite me te medha te aktualitetit shqiptar eshte cvleftesimi i jetes qe shkon deri ne percmim dhe urrejtje mizantropike.

Sali Berisha do ti bej nje sherbim te madh vendit po qe se ai paraqet prova te padiskutueshme ne mbeshtetje te akuzave qe ka bere ndaj Edi Rames dhe opozites ne pergjithesi se ngjarjet e 21 Janarit ishin nje perpjekje e orkestruar nga ana e tyre per te realizuar nje grusht shteti. Po qe se keto prova nuk materializohen Berisha dhe disa anetare te kabinetit dhe te Partise Demokratike duhet te perballen me ligjin sepse nje ligjerim i tille jo vetem qe kriminalizon padrejtesisht opoziten dhe terrorizon psikologjikisht popullin por edhe demton edhe me tej imazhin e Shqiperise ne bote si nje vend ku grushtet e shtetit gjoja jane normale. Berisha u ngut kur u shpreh ne mbrojtje te Ilir Metes menjehere pas publikimit te filmimit ne te cilin ky i fundit duket sikur i jep udhezime nje anetari te qeverise per te favorizuar miqte e tij. Po qe se filmimi rezulton te jete i fabrikuar autoret e videos duhet te ndeshkohen sipas ligjit dhe Meta te kthehet ne postin e tij qeveritar. Po qe se filmimi i fshehte eshte i vertete Meta duhet te perballet

me ligjin dhe te terhiqet perfundimisht nga jeta politike dhe publike.

Sjellja e Metes qeverise dhe opozites ne kete rast do te deshmoje shkallen e pjekurise se klases politike shqiptare ne nje kohe kritike si per Shqiperine qe aspiron te pranohet ne Bashkimin Europian ashtu edhe per te ardhmen e Kosoves pikerisht tani qe Serbia dhe aleatet e saj nuk po lene gur pa levizur per te sabotuar proceset demokratike ne Kosove si dhe njohjen nderkombetare te pavaresise se Kosoves.

Zgjedhjet ne Shqiperi duhet te zhvillohen ne perputhje me kohen kur jane planifikuar. Megjithate kur e kerkojne interesat e vendit zgjedhjet eshte e keshillueshme dhe ne disa raste edhe e domosdoshme te zhvillohen edhe para kohe. Ata qe kane fituar vote drejtesisht sduhet te kene frike te perballen me elektoratin.

Gjate njezete viteve te fundit Shqiperia nuk ka zhvilluar asnjehere zgjedhje te pakontestuara dhe te pastra. Ne Shqiperi ne disa zona gjate zgjedhjeve votat me sa duket blihen dhe shiten diten me diell me para ne dore nga disa politikane dhe anetare te familjeve te tyre. Askush nuk duhet te bie ne batakun e ketyre prostitutave te demokracise shqiptare ata duhen demaskuar pa asnje hezitim. Dhe kjo nuk eshte e veshtire ne kohen tone kur cdonjeri prej nesh eshte nje reporter fale celulareve dhe paisjeve te shumta elektronike qe posedojme. Kurdo qe tiu afrohet dikush qe tju blej voten fotografoni pa ndrojtje fytyren kriminale te korrupsonit politik dhe percilljani fotot mediave ne Shqiperi diaspore dhe mediave te huaja. Demokracia ne Shqiperi nuk do te konsolidohet pa nje angazhim aktiv te qytetareve ne proceset demokratike. Ngjarjet e fundit ne Tunizi Egjipt Jordani dhe Jemen kane treguar ne menyre bindese rolin dhe efektivitetin e mediave sociale ne sfidimin dhe heqjen qafe te regjimeve te korruptuara.

Korrupsioni eshte kanceri i shoqerise shqiptare por ky kancer mund te luftohet me sukses. Korrupsionin duhet ta luftojme te gjithe se bashku duke manifestuar mosbidje civile vecanerisht brezi i ri. Studentet duhet te refuzojne te ndjekin leksionet e lektoreve per te cilet kane fakte te pamohueshme se jane te korruptuar. Pacientet te afermit e tyre dhe personeli mjekesor duhet te demaskojne mjeket e korruptuar. Po qe se punonjesit e administrates u kerkojne te paguani ryshfete per tiu sherbyer refuzoni te dilni nga institucionet shteterore deri sa tiu sherbejne ne perputhje te plote me ligjin. Po qe se kjo ju duket e pamundur kujtoni se u desh nje Rose Parks qe me mosbindjen e saj ne vitin 1955 ndezi shkendine e levizjes per te drejtat e Afrikano-Amerikaneve duke i bere keshtu nje sherbim te pashoq demokracise amerikane.

Politika shqiptare ka nevoje urgjente per transfuzion gjaku. Persona qe kane mbajtur dhe vazhdojne te mbajne poste drejtuese ne politiken shqiptare qe ne fillim te viteve 1990-te duhet te terhiqen sa me shpejt dhe pergjithmone nga skena politike. Disa politikane shqiptare si ne pushtet dhe ne opozite u ngjajne despoteve te tipit te Ben Aliut dhe Mubarakut. Anetaret e partive duhet te kene kurajen te kerkojne me insistim doreheqjen e drejtuesve po qe se entet e tyre politike nuk fitojne ne zgjedhjet e pergjithshme apo lokale ne menyre qe ne vendin e tyre te vihen njerez te rinj dinamike dhe me vizion qellimi paresor i te cileve eshte ti sherbejne popullit dhe mbrojtja e interesave kombetare.

Demokracia shqiptare po kalon dite te veshtira. Le te shpresojme se te gjithe ne por vecanerisht klasa politike shqiptare do te nxjerrim konkluzionet e duhura nga ngjarjet e turpshme te dhimbshme dhe te denueshme te ketij fillim viti. Te shpresosh nuk eshte gjithmone e mjaftueshme.

Departamenti i Shkencave politike dhe Studimeve Nderkombetare ne Universitetin e Birmingham Angli.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›