E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grushti ndaj profesionalizmit te mediave

/ /

NgaERMAL HASIMJA

Ne ngjarjet e 21 janarit dhe  pas tyre nje nga deshtimet me te dukshme ishte deshtimi i mediave ne raport me kriteret minimale te profesionalizmit. Opinioni publik ishte pak a shume i qarte per ndarjen e mediave sipas kampeve politike. Mirepo ngjarjet e fundit cuan ne skajet e tyre mungesen e profesionalizmit te mediave kryesore. Pame qarte sesi njera media shihte provokim ndaj protestuesve aty ku media rivale denonconte dhune ndaj forcave te rendit sesi aty ku njera nxiste revolten popullore tjetra denonte sulmet e krimineleve. Kjo situate kishte nisur te radikalizohej disa kohe me pare. Sa per shembull gjate javeve te fundit disa nga televizionet shqiptare harruan gjithe lajmet e tjera nderkombetare madje eklipsuan edhe Dik Martin me te cilin na cane koken nje muaj rresht para pak kohesh dhe na denden me lajme protestash nga e gjithe bota si per te na kujtuar se e paskeshim lene pas dore kete sport kombetar dhe se ndoshta duhet te na nxihet faqja qe tunizianet apo egjiptianet na e paskeshin kaluar. Kjo tingellon si goditje artilerie qe duhet te shoqeronte sulmin e kembesorise ne konferenca shtypi sepse argumenti paralel politik ishte qe protesta te dhunshme ka kudo dhe nuk eshte ndonje kiamet i madh. Nderkohe ne krahun tjeter media me profile qeveritare pergatisnin terrenin e nevojes per punen e komisionit hetimor parlamentar ose ne pergjithesi per nevojen e nje pergjigjeje te forte ndaj grushtit te shtetit.
Radikalizimi i qendrimeve politike solli pashmangshmerisht edhe radikalizimin e krahemarrjes mediatike. Natyrisht me ndonje perjashtim te rralle qe nuk prek gjithsesi shumicen e audiences. Pikerisht kjo shumice si agregat i audiencave partizane me preferenca te majta e te djathta u bombardua me lajme qe dukeshin me teper te qendisura nga Rama e Berisha sesa nga redaksite e lajmeve. Rezultati eshte se sot do te tingellonte qesharake qe keto media te pretendojne publikisht paanesi pavaresi objektivitet apo edhe profesionalizem. Natyrisht keto kritere jane te pamundura edhe ne situata normale per shkak te natyres subjektive te punes se gazetarit mirepo ne rastin konkret kjo nuk ka te beje me devijime subjektiviteti por me strategji te qarta politike.
Natyrisht kjo sjell nje mosbesim te qytetarit tek profesionalizmi i mediave. Por a perben kjo problem per mediat tona Ndoshta jo. Atehere perse ato rrezikojne kaq shume
Qe ne vitet 40 Paul Lazarsfeld nje sociolog amerikan konstatoi se ndikimi i mediave ne ndryshimin e opinionit te votuesve ishte shume i vogel madje votuesit informohen pothuajse ekskluzivisht nga mediat qe konfirmonin opinionin e tyre p.sh. mediat qe perkrahnin partine qe votuesi preferonte. Mund te mendojme te njejtin efekt ne Shqiperi votuesit e PD-se dhe PS-se ndjekin media te caktuara varesisht prej simpative politike. Kjo do te thote se perkrahja qe i ben nje media nje partie ka efekt vetem tek perkrahesit e saj ekzistues pra efekt mobilizues. Por nuk ka fare efekt tek perkrahesit e kundershtarit. Strategjia aktuale mediatike do te kishte njefare kuptimi nese do te konstatohej njefare ndikimi tek votuesit e lekundur. Mirepo radikalizimi i qendrimeve politike te mediave i largon te lekundurit duke i shtyre drejt apatise dhe indiferences ne vend qe ti ndikoje. E thene ndryshe kjo eshte nje strategji relativisht idiote qe nxitet nga lidere te cilet nuk ia kane dhe aq haberin funksionimit te psikologjise se votuesit por ecin me iluzionin se tellallet e tyre mediatike po bejne namin duke bindur mbare popullin per te drejten e tyre. Ose lidere te cileve thjesht u duhet mobilizimi i te veteve ne situata tensioni publik. Kjo babezi e partive nuk shkaterron vetem profesionalizmin e mediave por ka edhe efekt kamikaz. Vetem se ne rastin konkret eshte vetem kamikazi mediatik qe goditet. Koston e mungeses se profesionalizmit nuk e paguajne partite por mediat.
Ne shumicen e vendeve demokratike mediat gjenden midis presionit te komercializmit me prirje ndaj nje publiku te pergjithshem dhe presioneve politike apo sociale me prirje ndaj nje publiku partizan. Shpesh mediat mbajne anen e nje partie apo nje tjetre gjithsesi duke u kujdesur per te mos kaluar ca kufij. Megjithate eshte e rralle shume e rralle qe mediat te shnderrohen ne zedhenes apo regjisore te nje partie sepse ne fund te fundit mediat nuk financohen nga partite por nga audiencat. Problemi eshte se ne Shqiperi mediat mund te financohen edhe nga partite pra te jene relativisht te pavarura nga audiencat. Financimi nuk eshte i drejtperdrejte por merr trajta nga me te ndryshmet qe permblidhen ne te njejten kategori ate te sigurimit te perfitimeve alternative tendera per biznese paralele sponsorizime etj.
Rezultati eshte deshperues per publikun. Nje publik per te cilin mediat nuk kane dhe aq nevoje dhe qe ndryshe nga perendimi demokratik nuk mund te beje me presion mbi to. Sot nese deshiron te kuptosh realitetin politik shqiptar duhet te shohesh lajmet e 4 televizioneve kryesore dhe ne fund te mbeshtetesh ne aftesite e tua perfytyruese sepse e verteta nuk eshte tek asnjeri. Jo sepse nuk kemi gazetare te zotet por sepse mediat ku punojne jane te shitura tek partite. Ata qe kane miq gazetare e njohin shume mire pakenaqesine kronike te tyre ndaj politikave redaksionale te mediave ku punojne. Gjera qe thuhen vetem ne kafe natyrisht.
Nje analize e tille nuk perligj qendrime censuruese ndaj medias. E vetmja gje me e keqe se mediat partizane e sherbetore te partive eshte nje hapesire publike me media te censuruara. Problemi nuk qendron tek mediat por tek politika dhe sidomos tek pazaret qe partite bejne me mediat ne te tashmen e ne te ardhmen. Ky eshte elementi themelor qe duhet ndryshuar. Jo duke kufizuar pronaret e medias por duke hequr mundesite qe partite te bejne pazar me ta duke u shitur pasuri publike per te perfituar ndere mediatike.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›