E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duke pritur qeverine qe e presin negociatat

Nga Albin Kurti

Gati per cdo dite kemi nga nje lajm per negociatat e ardhshme ndermjet Kosoves dhe Serbise. Nuk eshte se thuhet dicka faktikisht e re por vetem perseriten gjerat tashme te vjetra me ndonje parashikim te ri. Nuk kemi ngjarje qe behen lajm por kemi lajme qe perbejne ngjarje.

Spekulohet per vendin dhe kohen e fillimit te negociatave temat dhe politikanet qe do ti negociojne ato. Pra lajm behen dyshimet e reja rreth negociatave ne menyre qe vete negociatat e reja te jene te padyshimta. Lajmet aktuale lidhur me negociatat e ardhshme synojne qe nisja e ketyre negociatave ne te ardhmen te mos paraqese me lajm. Keto lajme qe me shume shprehin hamendesime teknike per negociatat sesa qe transmetojne fakte per to jane fare pak ne sherbim te informimit te publikut dhe jane teper shume ne funksion te normalizimit te idese e projektit te negociatave. Mbase besohet qe njerezit do te mesohen me idene e rifillimit te negociatave dhe pastaj nuk do te mund te shtiren se jane te befasuar kur ato do te fillojne.

Te gjitha keto lajme qe sjane lajme duke qene te reduktueshme ne paralajmerimin e perseritur per negociatat po zhvillohen paralelisht me orvatjet per ta arnuar koalicionin e ri qeveritar ne Kosove. Partite e ndryshme politike po luajne ping-pong me njera-tjetren permes deklaratave teksa perpiqen tia ngrisin pazarin vetes. E gjithe kjo loje per pushtet qe zhvillohet ne llogari te shtetit te Kosoves po e verteton qe e perbashketa e partive politike ne Kosove eshte konceptuale ndersa dallimet ndermjet tyre jane vecse personale. Dhe natyrisht asnjeren prej tyre nuk mund ti akuzoje kush per devijim meqenese nuk mund te devijojne ata qe skane bosht. Keshtu perderisa ne njeren ane po sforcohet projekti i negociatave me Serbine per ceshtjet e brendshme te shtetit te Kosoves ne anen tjeter partite dhe kreret e tyre po shperfaqen si asnjehere me pare ne dobesine e tyre qe u vjen nga lakmia per pushtet. Ata qe do te behen bashke ne qeverisje tanime e dine qe menjehere do te jene bashke edhe ne negociata me Serbine per Kosoven. Temat per diskutim dihen meqe ato i ka percaktuar 6 Pikeshi famekeq i Ban Ki-moon-it i cili Planin e Ahtisaarit e avanson ne drejtim te modelit te Bosnjes.

Sigurisht qe politikanet e negociatave nuk e thone qe keto negociatat e ardhshme po behen per ta sajuar nje entitet autonom serb brenda Kosoves. Ne rastin me te mire ata e pranojne qe ky eshte qellimi i Serbise por jo edhe se ky eshte rezultati i mundshem. Ata preferojne qe keto negociata te shihen ne kuader te integrimeve evropiane sepse kesisoj besojne qe ato behen me te pranueshme per publikun shqiptar. Pa dyshim qe keto negociata kane te bejne me integrimet evropiane por ama me integrimin e Serbise ne BE dhe jo me integrimin e Kosoves ne BE. Serbia realisht po hyn si shtet ne rrugen e integrimit per ne BE kurse Kosoves si popullsi i premtohet udhetim pa viza ne BE.

Serbia ka nevoje te jashtezakonshme qe te tregoje se i ka marredheniet e mira me te gjitha vendet perreth saj. Serbise deshperueshem i duhet ta deshmoje fqinjesine e mire me Kosoven. Perndryshe ajo nuk avanson dot drejt Brukselit. Kosova por edhe Shqiperia kane arsye te panumerta qe te mos ia lehtesojne Serbise integrimin ne BE. Aq me teper qe Serbia e do kete integrim para Shqiperise e Kosoves pikerisht qe ketyre dyjave tua veshtiresoje rrugetimin e integrimeve evropiane ngjashem sic ben Greqia me Maqedonine. Madje Prishtina e Tirana do te mund ti shikonin mundesite edhe per aleanca ne Sarajeve e Zagreb kunder Beogradit. Ia vlen te synohet ajo qe su pat bere ne fillim te 90-tave nje koalicion i republikave qe dolen nga shperberja e ish Jugosllavise kunder hegjemonise se Beogradit. Fundja Sarajeva e Zagrebi e dine mire qe Sebia ne lufterat qe i shkaktoi ne dekaden e fundit te shekullit te kaluar ka vrare edhe me shume boshnjake e kroate sesa shqiptare. Jane me dhjetera mijera kriminele serbe qe shetisin te lire neper Serbi pasi qe kane vrare rreth 200.000 joserbe ne ato luftera. Prishtina e Tirana por edhe Sarajeva e Zagrebi nuk mund ta shikojne Beogradin me syte e Brukselit.

Posacerisht shqiptaret dhe politikanet shqiptare kurrsesi nuk duhet ti ndihmojne Serbise. Serbia e ka te shkuaren kriminale ne Kosove per shkak te agresionit okupimit gjenocidit shtypjes e diskriminimit per me shume se nje shekull. Ti ndihmosh Serbise perderisa ajo sna ka kerkuar falje dhe ska paguar demshperblim per okupimin apartheidin dhe luften do te thote tia falesh asaj te gjitha krimet nga e kaluara. Shqiptaret dhe politikanet shqiptare kurrsesi nuk duhet ti ndihmojne Serbise qe po ashtu e ka te tashmen dhe te ardhmen kriminale ne Kosove. Strukturat paralele te Serbise kontrollojne cerekun e territorit te Kosoves nderkaq planet e Serbise vazhdojne te jene antishqiptare. Ti ndihmosh Serbise perderisa ajo sna njeh si shtet i pavarur dhe i financon strukturat paralele do te thote tia njohesh asaj aspiratat hegjemoniste per Kosoven dhe tia pranosh strukturat paralele ne Kosove.

Te gjithe politikanet shqiptare qe shprehin gatishmeri per tu takuar me Boris Tadiqin dhe per te negociuar me Serbine per Kosoven duhet ta kene te qarte qe nuk mund ti ndihmojne Serbise pa e demtuar Kosoven.

Tagsalbin kurti

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›