Burrat e (munguar të) shtetit
Nuk ka dilemë se W.Cercill ishte një burrë i madh shteti. Ai e drejtoi vendin e tij drejt fi tores në Luftën e Dytë Botërore, ai pati aftësinë të paralajmërojë rrezikun hitlerian e sovjetik, ai parashikoi vendosjen e Perdes së Hekurt, ai propozoi i pari krijimin e institucioneve europiane mbi politikën, sigurinë dhe demokracinë. Cercill ishte një burrë shteti, edhe pse qytetarët britanikë e rrëzuan me votë në kulmin e triumfit të tij politik. Sa më shumë kalojnë vitet e dekadat, në Britani e kudo në botën demokratike Cercill bëhet edhe më i lexuar, cituar dhe i vlerësuar. Ai ishte produkt i një kombi të madh, me kulturë dhe histori të madhe, me potencial dhe vlera të çmuara, me memorie dhe aftësi për të marrë vendimet e duhura në kohën dhe masën e duhur.
Nuk është sekret dhe as mallkim fakti se Shqipëria nuk kishte një Cercill gjatë shekullit të ekzistencës si shtet. Një komb i vogël, pa traditë e kulturë demokratike, me identitet të cënuar nga pushtimet e shumta sidomos ato otomane, pati fatin e keq të ketë shumë burra që sunduan shtetin shqiptar, por pak, gati aspak burra të vërtetë shteti. Ismail Qemali nuk pati kohë dhe mundësi të provojë aftësinë shtetdrejtuese, Fan Noli ishte e mbeti një elitar në kulturë dhe eksperiment modest në politikë, Ahmet Zogu vendosi të bëjë shtet ligjor europian pa marrë shumë në konsideratë vlerat demokratike europiane, Enver Hoxha krijoi modelin e sunduesit arbitrar dhe despot, për të ardhur në 20 vitet e tranzicionit; - një eksperiment i lodhshëm midis demokracisë verbale dhe oligarkisë reale. Të mësuar me sundues e sundimtarë, me diktatorë dhe uzurpues pushteti, me emra të përveçëm që u larguan nga pushteti vetëm nga zoti (vdekja), pushtimi i vendit apo krizat e thella politike e civile, shqiptarët krijuan imazhin e gabuar mbi cilësitë e liderëve të tyre. Për shumicën e tyre modeli i “burrit të shtetit” ishte e mbetet një imazh i keqkuptuar, i kundërt me modelin e Cercill apo Adenauer, De Gaspri apo Havel.
Modeli ynë i “burrit të shtetit” vërvitet diku midis sundimtarit lokal (vitet 20), sekretarit të parë të partisë (gjatë sundimit komunist), apo oligarkëve të tranzicionit, të cilët pasi morën votat për të na mirëqeverisur u kujdesen ditë e natë të forcojnë pa reshtur pushtetin personal, rrethin nepotik, pushtetin ekonomik, kontrollin mbi institucionet dhe burimet publike, si dhe krijimin e një sistemi piramidal vendimmarrjeje e mendimi politik. Modelet tona u kufizuan midis atij të një kryeministri aventurier të rrëzuar pesë herë nga protesta e akte korruptive, atij kryeministrit që drejtoi me sistemin e përqindjes mbi aktet publike dhe atij kryeministrit që ia njeh vetes pronësinë absolute për të folur në emër të popullit, kombit, drejtësisë, historisë, atdheut dhe Europës. Këto modele kleptokrate kanë krijuar nënmodelet e tyre politike: modelin e kukullave ruse, imitues të së njëjtës formë sjelljeje dhe mendimi, fytyra pa shprehje e mendim që bëjnë rolin e ministrit, deputetit, militantit, intelektualit, gjykatësit, analistit dhe pronarit.
Të sëmurë pas pushtetit personal, të papajtueshëm me konceptet e shtetit demokratik konkurrues, ata ia kanë lejuar vetes të krijojnë modelin e shtetarit të aftë të abuzojë me fjalën, me pushtetin, me publikun, me qytetarët, me liritë politike, me median, me pronat publike, me interesat publike e kombëtare. Duke qenë produkt i turmave dhe jo i elitave politike e qytetare, ata sundojnë përmes turmave, flasin për turmat, i ushqejnë turmat me vrer e urrejtje ndaj tjetrit dhe kështu krijojnë psikozën se mendimi kritik e kundër është i barabartë me krimin, mafian, izolimin e pucet ndaj shtetit. Ata nuk japin asnjëherë llogari, nuk mbajnë përgjegjësi, nuk pranojnë verdiktin elektoral të popullit apo këshillat kritike perëndimore, nuk lejojnë mendimin ndryshe brenda partive dhe nuk lejojnë që në partitë e tyre apo në shoqëri të zënë rrënjë sistemi i meritës, i vlerave, i konkurrencës dhe i ballafaqimit të ideve. Për pushtet ata janë gati të të denigrojnë me fjalë, të të shkatërrojnë familjen dhe dinjitetin, të të përgojojnë e akuzojnë për gjitha krimet e kësaj bote dhe në rast nevoje, të të qëllojnë me armë apo të të kërcënojnë me pranga burgu.
Shqipëria politike nuk ka burra shteti. Ata “vdiqën” ditën që vendin e idealeve dhe moralit politik e zunë oligarkët pa fe dhe besim politik, të aftë të bëjnë marrëveshje me djallin në funksion të pushtetit, të gatshëm të marrin peng në funksion të axhendës së vet personale partitë, qytetarët, publikun, shoqërinë dhe shtetin. Burrat tanë të shtetit e morën Shqipërinë më 1991 si një fëmijë me ëndrra, pasione e aspirata të mëdha dhe pas 20 vitesh, e kanë degdisur atë në një fshat problematik europian, ku mitin e idealizmit e ka zënë miti i “të fortit” që nuk pyet për ligj, për kushtetutë, për publik, për moral dhe për partneritet perëndimor. Si në mitet e lashta ata ushqehen me turmën, qeverisin me turmën, sillen me shtetin e kushtetutën si me turmën, dhe kështu, krijojnë një sistem personal pushteti zhgënjyes, fyes, arrogant e thellësisht antiperëndimor. Burrat tanë të shtetit nuk kanë as aftësi, as durim, as qëllim, as mençuri dhe as kulturë mendimi të sillen e të veprojnë si politikanë; - pra të marrin vendime në interes publik, të tejkalojnë ndarjet ideologjike dhe të gjejnë zgjidhje afatgjatë për vendin. Sepse për ta, vendi nis e mbaron me kolltukun e tyre. Ata treguan me 21 janar e në ditët pasuese se çfarë janë në gjendje të bëjnë, se për ta para shtetit europian, kushtetutës dhe ligjit ka pasur dhe ka vetëm axhendë bizantine personale.
Në këto rrethana BE dhe SHBA, me formulën e tyre të presionit verbal për t’i bërë “burrat tanë të shtetit” diçka tjetër dhe krejt të kundërt nga ajo që ata janë, thjesht po ushqejnë një iluzion. Ata po gabojnë kur po presin nëse “burrat tanë të shtetit” e kanë seriozisht në kërcënimet apo angazhimet e tyre, sepse në fakt vetë këta “burra” janë duke pritur nëse BE e SHBA e kanë seriozisht presionin dhe kërcënimet e tyre. Dhe vetëm pasi ta kuptojnë se Perëndimi e ka seriozisht, do të shndërrohen në nxënës të bindur, të dëgjuar e bezdisës në servilizëm, siç ka ndodhur shpesh gjatë këtyre 20 viteve. Sot Shqipëria ka nevojë për vendimmarrje politike, për veprime konkrete dhe angazhime konkrete. BE dhe SHBA, si miq dhe aleatë të shqiptarëve qytetarë; - duhet ta bëjnë këtë, pa humbur kohë dhe pa iluzione të kota.