Kosova si dilet nga stanjacioni
NgaPROF.DR.ELMAS LICI
Ka muaj qe Kosova ka hyre ne nje stanjacion njohjesh nderkombetare. Kjo per vete momentin dhe stadin e shtetit te ri te Kosoves eshte me pasoja. Jane disa faktore qe kane cuar ne kete stanjacion. Patjeter qe jane krijuar ne radhe te pare nga vete kosovaret por jane edhe te jashtem te dirigjuar. Per te bere korrigjimet eshte e domosdoshme aplikimi i nje diplomacie ndryshe nga ajo e derisotmja.
Ne nje testim gojor me studentet e Fakultetit te Diplomacise na rezultoi se 88 e tyre u shprehen se Kosoves ne stadin e tanishem lidhur me ceshtjen e njohjes se metejshme te pavaresise se shtetit te ri
te Kosoves i duhet nje diplomaci efikase e carjes se fronteve. Faktet tregojne se diplomacia e shtetit teKosoves ka pesuar nje lloj stanjacioni. Nuk ka pasur njohje nderkombetare per nje kohe te gjate vec Katarit dhe mosecja e njohjeve eshte shqetesuese. Kjo situate ka bere qe Kosova dhe komuniteti i saj te ndihet keq. Faktoret qe kane ndikuar jane disa dhe ne mes tyre permendim diplomacine pasive situaten e brendshme jo stabile dhe akuzat per korrupsion e trafiqe.
Ne kete situate cfare diplomacie i duhet apo i pershtatet Kosoves shte kjo pyetje dhe shume te tjera qe ngrihen dhe qe patjeter kerkojne pergjigje.
Kosova dhe ceshtja e saj e sotme e njohjes se pavaresise nga faktori nderkombetar eshte e vertete se keto kohet e fundit ka pesuar disa goditje. Akuzat e Dik Martit situata e krijuar me doreheqjen e ish- Presidentit dhe akuzat korruptive per kryeministrin Thaci jane disa nga ato qe kane ndikuar ne imazhin e sotem te Kosoves. Ne keto kushte kerkohet nje diplomaci tjeter qe te kapercehet situata. Njihen dhe jane aplikuar ne kohera disa lloje diplomacish qe nga ato te fshehtat e deri te ato publiket qe nga ato aktivet e deri te ato ofensivet qe nga ato analitiket e deri te ato praktiket. Po Kosoves si shteti me i ri i globit dhe ne gjendjen aktuale ku ndodhet cfare diplomacie i duhet sot fare modeli diplomacie duhet te aplikoje ajo per te arritur synimin ligjor te njohjes nderkombetare
Ka shume opsione sic ka edhe shume qendrime. Koha ka treguar se diplomacia gjithnje duhet elastike dhe aktive sepse ajo e performances per Kosoven u tejkalua. Ajo ishte e pershtatshme ishte e saja ishte e SHBA-se ishte e komunitetit euroatlantik apo ishte e vetvetes qe e tregoi kosovarin ne lartesine e kohes ne momente te vecanta historike. E verteta eshte se me ate lloj diplomacie Kosova beri per vete dhe me vete me se 70 e ca shtete pra qe e njohen pavaresine e saj qe e njohen shtetin e ri te Kosoves dhe kane me te sot marredhenie diplomatike. Tani duket se per njohjen e Kosoves si shtet ka ndodhur nje fare stanjacioni i cili duhet tejkaluar. Po si mund ta ndryshojne kete gjendje politikanet e Kosoves Si te bejne qe shteti i tyre Republika e Kosoves te vazhdoje te njihet edhe nga shtete te tjera madje per kete eshte e domosdoshme nje njohje me intensitet me te larte Deshira per njohje te gjera eshte e madhe por kjo nuk mjafton ne diplomaci sepse diplomacia ka ligjesite e veta. Mund te duash te te njohin por nuk te do tjetri sepse nuk ka besim te ti shkurt nuk i ploteson kushtet qe te te njohin. Kjo eshte ceshtja ketu eshte forca e diplomacise aktuale qe duhet aplikuar.
eshtja e Kosoves dhe mbajtja ne vendnumero e njohjeve diplomatike duket se eshte kompromentuar dhe me dy dokumente si ai i Gjykates Nderkombetare dhe Rezoluta e OKB-se per Kosoven qe megjithese keshillimore e kane frenuar procesin e njohjes se shtetit te ri te Kosoves. Shtoju ketyre edhe ato qe permenden ne raportin e eurodeputetit dhe juristit Dik Marti. Te gjitha keto telashe jane mundesi te lobingut serb i cili me sa duket gatuan keto lloj corbash. Ndaj qe ne fillim shtruam pyetjen se cfare diplomacie i duhet aktualisht Kosoves
Para pak ditesh u njoftua se Kosoven dhe pavaresine e saj e njohu edhe nje shtet tjeter i 73-ti ne radhe qe ishte Katari. Normalisht eshte nje njohje me shume nje plus qe duhet futur ne konsiderate. Po pesha e kesaj njohjeje ne kete situate sa eshte Edhe kete e vlereson opinioni. Jemi ne situaten qe ne shtetin e Kosoves kane ndodhur shume ngjarje te sferes politike si doreheqje zgjedhje votime perseritje qeveri ne largim apo qeveri ne detyre kontaktime per qeverisjen e re bisedime per gjetjen e kryetarit te ri te Republikes etj. Ne kontekstin e tyre te gjitha i bejne mire demokracise ne Kosove por nga ana tjeter edhe kane larguar vemendjen nga ajo qe eshte thelbesore per shtetin e ri te Kosoves nga njohjet diplomatike.
Nga ana tjeter serbet kane gjetur terrenin e pershtatshem te sulmojne fuqishem pavaresine e Kosoves edhe me personalitete te rangut te Dik Martit. Per Kosoven e kosovaret pse jo edhe per perfaqesuesit e shtetit ne Shqiperi akuzat e Dik Martit cuan qe nuk e mbrojne procesin e njohjeve. Diplomacia ndryshe nga letersia kerkon qetesi dhe argumentime. Argumenti dhe vetem ai eshte qendrimi me i drejte dhe mendjembushes larg cdo emocioni.
Tashme perballe Kosoves dhe diplomacise se saj por edhe te Shqiperise qendron nje sfide imediate qe eshte rikuperimi i imazhit te demtuar muajt e fundit te shtetit te Kosoves te Luftes se saj clirimtare te sakrificave te saj sublime per lirine e demokracine. Ne menyre imediate institucionet e Kosoves krahas problematikes se para e pas zgjedhjeve eshte e domosdoshme te perballojne e te funksionojne me nje strategji me te kthjellet ne menyre qe te rikuperojne imazhin e demtuar dhe te vazhdojne intensivisht iniciativen diplomatike aktive qofte me projekte te konsiderueshme e veprime fleksible si per diplomacine e njohjeve ashtu edhe per diplomacine e lobingjeve por gjithnje ne ofensive e per carjen e fronteve qe do te thote per atrofizimin e diplomacise se stanjacionit.
Ne ceshtjen e njohjeve diplomatike te shtetit te Kosoves per te ardhmen pas ketyre zgjedhjeve e funksionimin e qeverise se re e te institucionit te Presidentit ka rendesi venia ne funksionim e lobingjeve kosovare e shqiptare per ceshtjen themelore - njohjen nderkombetare te shtetit te Kosoves. Eksperiencen Kosova e ka nga Lufta lirimtare nga ai mobilizim i gjithanshem e gjitheperfshires i cili habiti boten. Po me ate intensitet eshte e domosdoshme te punohet edhe per diplomacine e njohjeve te shtetit te ri te Kosoves. Vetem keshtu e larg percarjeve do te arrihet qe lobingjet te behen te fuqishme dhe ceshtja e Kosoves te njohe maja sepse e drejta e vetevendosjes sic ishte pavaresia eshte e drejte e saj e njohur nga aktet e supremacise nderkombetare. Nuk mund te kete politike apo masa ekzekutive qe ta kthejne mbrapsht pavaresine e saj sepse kjo do te thote te mohohet lufta e nje populli te tere te mohohen sakrificat e komunitetit euroatlantik i cili ishte ai qe i dha fund katastrofes me te madhe humanitare qe kane njohur koherat te shkelmohen interesat paqesore e qytetare mbi lirite dhe te drejtat e njeriut te mbrojtura aq ethshem nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne Kosove e per Kosoven. Kjo rikthimi i pavaresise se Kosoves apo berja nul e saj sipas te gjitha akteve nderkombetare nuk mund te ndodhe sepse eshte njelloj qe cdo gje te kthehej ku ishte jo vetem Kosova por edhe me keq edhe Ballkani te gjendej para nje odiseje katastrofike.
Procesi i njohjeve te shtetit te Kosoves edhe per faktin e nje situate paqesore e te sigurt ne Ballkan interes ky i gjithe komunitetit europian dhe euroatlantik eshte nje proces i parallogaritur mire i faktorit amerikan dhe europianoperendimor. Si rrjedhoje edhe procesi i njohjes se shtetit te Kosoves ka ndodhur e do te jete nje vazhdim procesi normal. Ritmi eshte nje ceshtje qe per te veprojne shume faktore faktore te brendshem te Kosoves dhe te jashtem per Kosoven. Per triumfin mbi alibite e tyre Kosova diplomacia e saj ka hapesire te plote ne aplikimin e formave me partneret e cila aktualisht duhet te jete larg klisheve domosdoshmerisht aktive madje sic e theksuam ofensive jo ne kuptimin e keq te fjales por ofensive per te mos lene kohe te veprohet anti Kosove.
Segmentet antidemokratike per Kosoven sulmojne bejne zhurme dhe zhurma i ben njerezit te kthejne koken madje edhe te mendojne mos ka gje te vertete. Dikush ka hedhur nje shashke por ajo ne mos tremb momentalisht ka tromaksur. Ketu diplomacia kosovare duhet te qendroje fort te shfrytezoje te gjitha mundesite si miqesore ashtu edhe te gjithe potencen e vet intelektuale dhe gjithcka tjeter duke qendruar gjithnje prane e krah SHBA-se sepse ishin me kohe ata qe me qendrimin e Presidentit Uillson nje shekull me pare i dolen krah popullit shqiptar dhe se fundi rasti i Kosoves qe i cimentuan asaj lirine e pavaresine dhe e bene shtetin me te ri ne mes te Europes.
Vetem me nje diplomaci aktive te carjes se fronteve qe i duhet aktualisht shtetit te Kosoves ecet ne procesin e njohjeve nderkombetare dhe si rezultat shteti i Kosoves do te zere vendin e vet te merituar ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara.
Dekan i Fakultetit te Diplomacise
Universiteti Justiniani I Tirane