E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokracia nëVeprim: Deri në orën12, pjesëmarrja 15.3%

PRISHTINË- Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që po zhvillohen sot në Kosovë, "procesi i votimit përgjithësisht po shkon mirë, me disa incidente të vogla dhe sporadike", vlerësoi Koalicioni i OJQ-ve 'Demokracia në Veprim', i cili është duke monitoruar procesin në të gjitha vendvotimet me më shumë se 5.000 vëzhgues.

Sipas 'Demokracisë në Veprim', deri në orën 12.00 kishin votuar gjithsej 250 065 qytetarë, apo 15.3% për qind e votuesve të regjistruar në listat e votimit. Ndërkohë, në mesditë është vërejtur një mobilizim më i madh i qytetarëve për të votuar.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›