E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanovic: Serbët e Kosovës të mos marrin pjesë në votime

PRISHTINE-Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën Oliver Ivanovic, i ka kërkuar serbeve te Kosovës që të mos marrin pjesë në votime.
“Qendrimi i qëverise Serbe mbi keto zgjedhje eshte i njejte si me pare, që Serbët nuk duhet të marrin pjese ne votime. Ne mendojme se mund te negociojme nje status me te mire per Serbet ne bisedimet e ardhshme mes dhe mbrojtje me te mire per ta. Të gjithë ata që votojnë, vazhdon me tej Ivanovic, duhet ta dinë se pa ndihmen e Serbisë nuk do të mund të qeverisin në mënyrë efikase dhe nuk do të jenë një partner i fortë në negociata me shqiptarët e Kosovës.
Ivanovic shprehet se Beogradi ua ka thënë shumë qartë se këto zgjedhje nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë. Ato janë organizuar nga një shtet i vetëshpallur dhe duke marrë pjesë në votime, ne serbet vetëm sa do ta legjitinomin ketë shtet.

Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën Oliver Ivanovic gjtihashtu ka thënë se ekziston rreziku që zgjedhjet në Kosovë të organizuara nga qeveria në Prishtinë, të shkaktojnë ndarje në mesin e komunitetit serb.
“Fatkeqësisht, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, të cilët kanë kandiduar në zgjedhje ose nuk e kanë parë këtë, ose nuk kanë dëshiruar ta shohin”, deklaroi Ivanovic për Dnevnik të Novi Sadit.

Fajin për këtë, sipas Ivanovicit nuk “do ta bartë Qeveria e Serbisë, e as serbët në veri të Kosovës, por eksluzivisht serbët në jug të lumit Ibër, të cilët kanë vendosur që të zgjidhin problemet jashtë qeverisë së tyre”.

Ai ka thënë se “në parim është mirë kur dikush merr përgjegjesinë për fatin e vet”, por sipas Ivanovicit, “ekziston rreziku se me këtë rrugë të pafuqishmit dhe të padijshmit janë futur në diçka shumë serioze”.

(d.b/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›