Ivanovic: Pjesëmarrje e lartë e serbëve në zgjedhje
PRISHTINE-Sekretari shtetëror në Ministrinë Serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka thënë se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e Kosovës, ka qenë më e lartë se sa që pritej.
Ai i referohet daljes në votime të serbëve në jug të lumit Ibër, ndërsa duke folur për veriun e Kosovës, zoti Ivanovic tha se serbët atje kanë treguar edhe një herë se nuk janë të interesuar për zgjedhjet e Kosovës dhe kanë respektuar qëndrimin e autoriteteve të Serbisë.
Zyrtari serb tha se ishte e qartë se interesimi i votuesve serbë për këto zgjedhje ishte dukshëm më i madh krahasuar me zgjedhjet para pavarësisë.
Ndërkohë kryetari i Partisë Liberale Serbe, Slobodan Petrovic mbrëmë në Gracanicë ka thënë se partia ka marrë më së shumti vota nga trupi votues serb. Kjo parti ka qenë pjesë e institucioneve të Kosovës.
Sipas zotit Petrovic nga rreth 22 mijë votues serbë, Partia Liberale Serbe ka marrë mbi 13 mijë vota.
Por disa subjekte serbe kanë kontestuar këtë rezultat. Bartësja e Listës së Përbashkët Serbe, Rada Trajkovic e ka akuzuar Partinë Liberale Serbe për keqpërdorim të rëndë të votave.
(d.b/BBC/BalkanWeb)