"Shqiponjat e Bardha"marrin përsipërvrasjen e Salkoviçit
MITROVICE- Një organizatë që veten e quan “Shqiponjat e Bardha”, ka marrë përsipër vrasjen e Shefko Salkoviçit, punonjësi të KQZ-së, në fshatin Postenje të Leposaviçit.
Përmes një letre të lënë në vendin e ngjarjes, kjo organizatë ka marrë përsipër gjithashtu edhe sulmin në natën ndërmjet të shtunës dhe së dielës, ndaj një zyreje të KFOR-it danez në Zubin Potok.
Zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti, tha për Radion “Evropa e Lirë”, se policia ka marrë letrën dha ajo tashmë është bërë, pjesë e hetimeve të nisura.
Sipas tij “Është një letër e shkruar në kompjuter edhe përmbajtja e letrës është shumë domethënëse. Mendojmë se ajo duhet të shqyrtohet. Letra po ashtu duhet të shqyrtohet edhe se sa është valide”
Zëdhënësi i policisë së Mitrovicës nuk ka dhënë detaje të hollësishme duke thënë se ende nuk dihet se për kë bëhet fjalë.
“Ne ende nuk e kemi identifikuar se a bëhet fjalë për organizatë apo dikë tjetër; nuk guxojmë të paragjykojmë asgjë ”, deklaroi Hoti.
Hoti ka konfirmuar se në bashkëpunim me EULEX-in, hetimet po vazhdojnë dhe se ato janë duke shkuar në disa drejtime.
Shefko Salkoviç anëtari i koalicionit boshnjak “Vakat” u vra më 8 dhjetor në afërsi të Jarinës, vendkalimit kufitar midis Kosovës dhe Serbisë.
(s.g/Europaelire/BalkanWeb)