E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokracia sa per te lare gojen

/ /

NgaERMAL HASIMJA

Ne kulturen tregtare mesdhetare kur pyet nje shites nese e ka nje artikull ai zakonisht pergjigjet po pavaresisht se nuk e ka. Pastaj te ofron lloj-lloj artikujsh te perafert qe natyrisht nuk jane ajo cka kerkohet por qe bleres te pavemendshem mund ta marrin sidoqofte nga hutimi apo nxitimi. Ky raport mes mallit te kerkuar dhe mallit qe ndoshta te mbaron pune mund te verehet edhe ne rastin e demokracise shqiptare. Ky nuk eshte thjesht dallim ne forme firoje mes modeleve teorike dhe praktikave institucionale sic mund te konstatohet pak a shume ne vendet me tradite te gjate demokratike. shte shume me keq se kaq. Ka nje hendek te madh mes nje niveli mesatar te zbatimit te standardeve klasike te demokracise ne Europe dhe Shqiperi. Sa per ta ilustruar kete mund te marrim thelbin e demokracise se sotme perfaqesimin. Te gjitha demokracite e Europes me perjashtim relativ te Zvicres jane sot demokraci perfaqesuese. Ne vendet me tradite te gjate si Anglia Franca apo Gjermania perfaqesimi ka kuptim. Natyrisht ka gjithmone pretendime se perfaqesimi eshte ne krize. Ne fakt vete koncepti i perfaqesimit eshte ne krize te perjetshme sepse eshte i papercaktueshem kush perfaqesohet cfare perfaqesohet si perfaqesohet cfare roli dhe funksioni ka perfaqesuesi ne raport me te perfaqesuarin etj. Mirepo te pakten ekziston nje perpjekje e perhershme dhe funksionale politike per ta ndertuar perfaqesimin permes ligjerimit aktoret e ndryshem krijojne skenen e perfaqesimit. Si rezultat nje pjese e mire e qytetareve ndihen te perfaqesuar pak te perfaqesuar ose me deficit perfaqesimi. Ne themel te kesaj marredhenieje perfaqesimi qendron jo thjesht lidhja mes votuesit dhe perfaqesuesit por edhe ideja se ne kete marredhenie vepruesi nismetari por edhe kerkuesi i llogarise eshte votuesi. Ne Shqiperi situata eshte ndryshe. Marredhenia mes votuesit dhe perfaqesuesit konceptohet krejt e ndryshme varesisht prej kategorive te votuesit. Militantet nuk kane marredhenie perfaqesimi me perfaqesuesit por marredhenie klienteliste. Militanti i zellshem qe jep shpirtin ne fushate nuk pret te perfaqesohet sa me mire ne Kuvend por dicka me konkrete te marre nje vend pune kur te merret pushteti dhe te rripet administrata. Per nje pjese te mire te votuesve zgjedhja mes partive nuk ka lidhje me perfaqesimin por me zgjedhjen mes me pak te keqit. Jo rastesisht sloganet e viteve te fundit nuk lidhen me premtime konkrete perfaqesuese por me ndryshimin pra me heqjen qafe te nje pale duke nxitur shpresen se pala tjeter mund te jete pak me ndryshe. Por ketu nuk ka asgje konkrete per cilindo qe kerkon te perfaqesohet ne nje menyre a nje tjeter. Premtimi per ndryshim ka perparesine qe mund te interpretohet ne shume menyra pa qene ne fakt asnjera e megjithate ai nuk ka lidhje me perfaqesimin. Mund ti shtojme kesaj situate problemet e zgjedhjeve shitjen e votes voten familjare e te tjera si keto per te ilustruar idene e mungeses se nje marredhenieje perfaqesuese. Edhe nese kerkojme me shume dashamiresi spekulative do te kuptojme se marredhenia mes votuesit e perfaqesuesit eshte gjithmone nje marredhenie ne thonjeza. Ajo nenkuptohet formalisht sepse e tille eshte gjuha demokratike mirepo ne realitet ka shume pak perfaqesim ne kete lloj demokracie. Por a eshte kjo demokraci Mund ta quajme demokraci por natyrisht jo dhe aq perfaqesuese. Pra nje lloj demokracie minimale. Nje demokraci qe kufizohet ne mundesine qe i jepet elektoratit per te zgjedhur mes dy apo me shume opsioneve qeverisese. shte interesante te verehet se pa dashje edhe vete elitat nuk e shohin me aq vleresim kete demokraci. P.sh. nese qeveria deklaron me pompozitet se jemi vendi i pare turistik ne bote apo vendi me rritjen me te madhe ekonomike pas Kines e te tjera mrekulli si keto gjuha e perdorur per nivelin e demokracise eshte minimaliste. Ne zgjedhje flitet per permbushje te standardeve. Natyrisht duhet lexuar mes rreshtave sepse flitet per permbushje per standardeve vetem aty ku standardet jane ne kufijte e permbushjes pra vetem aty ku jane te rrezikuar. Askush nuk shqyrton permbushjen e standardeve ne Angli apo France sepse pritshmerite demokratike i kane kaluar me kohe keto nivele. Ne kete kontekst bie ne sy dallimi mes shpalljes nga njera ane e mrekullive ekonomike dhe pranimit te heshtur se ne nivelin e demokracise pritshmerite jane me te vogla thjesht te permbushjes se standardeve. Duket sikur te gjithe jane dakord se synimi eshte ne fakt nje demokraci minimaliste ne te cilen zgjedhjet nuk vidhen por as nuk prodhojne perfaqesim ku pushtetet jane te ndara por nuk jane efikase ku ligjet jane te persosura por nuk zbatohen e keshtu me radhe. Dhe cfare eshte me e keqja eshte se fatkeqesisht shumica e votuesve as nuk e ka pritshmerine e nje demokracie substanciale dhe jominimaliste. Dhe ketu problemi nuk eshte thjesht dallimi mes nje demokracie me te mire me nje demokraci pak me te mire. Boshlleku i perfaqesimit dhe jo kriza si koncept i paperdorshem nuk jane nje hollesi e parendesishme por thelbi i demokracise jo asaj minimaliste por asaj perfaqesuese.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›