Demokracia si fenomen global
Një diplomat amerikan deri tani pa një emër, përcolli një listë kritikash dhe mangësish të qeverisë shqiptare, duke theksuar se prej këtyre mangësive vendi rrezikonte të humbte anëtarësimin e plotë në NATO. Qeveria, ndërkohë, ka lënë të kuptohet se i ka marrë në konsideratë kritikat. A mendoni se do të ketë reflektim dhe përparim në rrugën e duhur?
Çdo qeveri në Shqipëri, e sotme, apo e nesërme, do të mbajë kurdoherë parasysh konsideratat e partnerëve tanë evropianë apo të NATO-s. Kështu do të ndodhë edhe në këtë rast. Shqipëria përfaqëson tanimë një tërësi politike sovrane, por të integruar në bashkësi politike më të gjera. Parimi filozofik i bashkësive i trajton ndërvarësitë e tyre si të lidhura në mënyrë funksionale.
Partnerët institucionalë të jashtëm i kam quajtur pushteti i katërt. Këtu, pra, për të shmangur çdo keqkuptim, nuk flas për ndërhyrje nga jashtë sistemit, sikurse e trajton duke mos e kuptuar çështjen ndokush. Jo, është një influencë që rrjedh apo buron nga vetë normat e institucioneve ku Shqipëria synon të integrohet.
Demokracia e sotme është një koncept lokal sa edhe global.
Ndikimi ndërkombëtar përbën një element shumë të rëndësishëm për demokracinë shqiptare.
Po të mos jenë dakord partnerët e huaj, asnjë reformë politike apo ekonomike nuk bëhet në Shqipëri.
Koha e shtetit kombëtar në kuptimin nacionalist të termit, të një sovraniteti të plotë, edhe në planin formal, ka kaluar. Nuk është më shteti kombëtar që ka sovranitet përfundimtar në shumë fusha që dikur ishin ekskluzive të tij. Edhe mbi drejtësinë e shteteve të veçanta tanimë ka një jurisprudencë tjetër më të lartë, mbikombëtare. Pra, ligja e shtetit kombëtar, nuk është instanca e fundit normative e së drejtës. Kur themi integrim, duhet ta nënkuptojmë medoemos edhe këtë. Lëre për të tjerat pastaj. Kjo është bota e sotme demokratike.
Si e shihni debatin më të fundit të hapur pas një kërkese të supozuar të qeverisë për largim ose për kufizim të mandatit të OSBE-së në Shqipëri? A mos ka ardhur vërtet koha që misione të kësaj natyre, edhe më parë të kontestuara nga politika, të fillojnë të paketojnë valixhet apo Shqipëria ende nuk është gati të veprojë pa një “tutor”?
Misione të tilla si ai i OSBE-së në Shqipëri mbarojnë duke u shuar vetiu dhe nuk përfundojnë duke u mbyllur ose reduktuar në forma korrespondence diplomatike apo brenda një ore.
Nga pikëpamja e taktikave, nga ana tjetër, nuk gjykoj se kishte vend për t’u drejtuar kjo letër nga ana e shërbimit diplomatik shqiptare, duke e lënë kërkesën të shkruar të zezë mbi të bardhë. Do të parapëlqeja kanale dhe teknika të tjera komunikimi për të testuar se çfarë mendojnë partnerët tanë të OSBE-së lidhur me gjerësinë dhe intensitetin e misionit të tyre të ardhshëm në Shqipëri. Sa mënyra ka për ta bërë një gjë tillë! Nuk i thuhet mikut në shtëpi, qoftë edhe tërthorazi: “E di ç’ke, sikur nuk kam nevojë më për praninë tënde këtu te unë, rrudhu pak!”. Kështu dita ta lexoj unë atë letër.
Se në fakt, pozicionet dukeshin fare qartë. Letra e shërbimit shqiptar të punëve të jashtme kërkonte copë reduktimin e këtij misioni vetëm te reforma zgjedhore dhe ajo e drejtësisë. Kurse pala tjetër, përfaqësuesi i OSBE-së, atje në qendër, po me aq forcë, shkruante nën rreshta se nuk na gjykonte të ndodheshim në atë fazë pjekurie saqë institucionet shqiptare të mos kishin nevojë për ekspertët dhe ndihmesën politike të këtij institucioni prestigjioz evropian, me famë të madhe, me të cilin Shqipëria totalitare ka pasur probleme të mëdha në të kaluarën.
Nëse është po aq i nevojshëm ose jo sa më parë, në parim, këtë e di “mjeku”, nuk e di “pacienti”.
E di ai që vjen për të emancipuar, jo ai që është në rrugën e emancipimit.
Nëse institucionet shqiptare nuk do të kishin më nevojë për këtë asistencë, atëherë puna e misionit do të dilte e tepërt vetiu, prandaj edhe do të mbeste pa funksion duke u shuar gradualisht pa pasur nevojë për letra diplomatike që, nga dikush, mund të lexohen, në të keqen tonë, edhe si nota diplomatike jo fort miqësore.
Letra i ngjante një note diplomatike.
Unë jam i bindur se klasa politike shqiptare është proevropiane, megjithatë mund të ishin gjetur rrugë, kanale dhe tone të tjera, të cilat mund ta shtronin problemin realisht, por me shumë kujdes. Letra e palës shqiptare ishte shumë e fortë. Edhe përgjigja e palës tjetër tepër këmbëngulëse. Ne, politikisht, nuk fitojmë asgjë nga ky shkëmbim fjalësh dhe frazash që mbesin të veshura pa delikatesën e duhur të një gjuhe të hollë diplomatike që është jetike.
Toni ishte i pothuajse jo i gjetur për një komunikim diplomatik. Nga kjo pikëpamje mbetem në një pakuptimësi tërësore. Të folurit diplomatik është një art i veçantë. Tradita e vjetër politike shqiptare e ka përdorur shumë bukur dhe me mjeshtëri këtë gjuhë.
Asistenca e OSBE-së dhe institucioneve të tjera evropiane në mbështetje teknike dhe politike për të drejtat e njeriut, demokracinë, shtetin ligjor, drejtësinë e pakorruptuar, respektimin e minoriteteve, etj., në Shqipëri ka qenë dhe është, e duhet të jetë gjithmonë e mirëpritur. Nëpunësit dhe politikanët shqiptarë nuk i gjen asnjë e keqe nga kjo prani. Edhe sikur të jenë tërësisht të kompletuar. Përgjithësisht, nga ndihma dashamirëse nuk të vjen asnjë e keqe. Askush nuk ua pengon iniciativat.
Megjithatë, pavarësisht nga kjo që sapo thashë, dihet se sa më përpara procesi integrues ecën, aq më pak do të kishte nevojë Shqipëria për asistencën e OSBE-së, sepse do të vepronte në kuadrin e institucioneve të Bashkimit Evropian. Por, sipas meje, megjithëse një ditë asistenca do të jetë pak e nevojshme, jemi ende larg që andej. Fjala e fundit për këtë i takon vetë Bashkimit Evropian. Që andej mund të vijë në rrugë normale dhe të pranueshme edhe thirrja për ta reduktuar misionin e OSBE- së në Shqipëri, dhe jo drejtpërdrejt nga Shqipëria.
Tjetër problem do të ishte ai se cili rezulton roli i këtij misioni dhe si zbatohet ai në praktikë. Thjesht si qytetar do të kisha uruar një prani më të kualifikuar, më të qartë si mesazh, më të hapur ndaj shoqërisë civile nga ana e misionit të OSBE-së. Prej vitesh, ta zëmë, sistemi politik dhe gjyqësor në Shqipëri ka pasur probleme, një pjesë e të cilave po dalin në pah edhe nga i foluri politik i sotëm. Kam të drejtë të pyes: Po prania e OSBE-së në Tiranë, çfarë mendimi dhe çfarë roli ka pasur përgjatë viteve në vazhdim për këto reforma të munguara dhe vese institucionale për të cilat bëhet fjalë sot?
Nuk di të kem dëgjuar ndonjë pozicion politik tërësisht të qartë. Edhe për zgjedhjet, raportet shpesh kanë qenë të pakuptueshme qartë, nuk kanë munguar fraza ambige që ne si qytetarë na kanë shastisur pak, tepër diplomatike, gjoja për të mos ndërhyrë, ndërkohë që roli tyre ka qenë pikërisht të ndërhynin politikisht, një gjuhë “edhe ashtu, edhe kështu”. Ky pozicion gjykoj se duhet të ndryshojë. Mesazhi ka qenë jo fort i qartë, çfarë u ka dhënë dorë aktorëve politikë lokalë ta përdorin në mënyrë të interpretuar fare lirshëm. Mesazhi i ardhur nga jashtë e ka rritur ndonjëherë tensionin politik, ndërkohë që duhet të them pa ndrojtje se ekspertët e huaj kanë dhënë edhe ndihmesa, dhe asistencë në shumë fusha, dhe me impakt përgjithësisht pozitiv. Të huajt, cilëtdo të jenë, ta zëmë të deleguar apo vëzhgues për zgjedhjet, duhet ta dinë se mesazhi i tyre ka rëndësi si formulohet, por ka edhe më shumë rëndësi si kuptohet. Nganjëherë kalimi i mesazhit nga jashtë brenda mund të krijojë tensione edhe më të mëdha. E mbani mend këshillën e urtë të plakut të huaj që i këshilloi vëllezërit që ndërtonin kështjellën e Rozafës, për të flijuar me drejtësi njërën nga gratë që do të vinte rastësisht të nesërmen për t’u sjellë bukën, me qëllim që muret e kalasë të mos prisheshin natën pasi ishin ngritur në mëngjes? Këtë këshillë të rreptë, nuk e di të mirë a të keqe, por rezultative, vëllezërit e kuptuan dhe ndaj saj u adaptuan sipas mënyrës së tyre, mentalitetit të tyre, sjelljes së tyre. Vetëm njeri nuk e lajmëroi gruan e tij për rrezikun që mund t’i vinte të nesërmen, dy të tjerët i prishën rregullat e lojës dhe ia u treguan sekretin bashkëshortëve për t’i shpëtuar gratë e tyre nga flijimi.
Tjetër është sjellja brenda nesh, tjetër është shfaqja përpara faktorit të jashtëm. Janë dy realitete në parim të ndryshme. Ato mund të përputhen, mundet jo, por mbesin gjithmonë të ndryshme. Një apo disa këshilla të huajsh, të mira në parim, nuk përjashtohet si mundësi, të prodhojnë mekanizma e sjellje politike problematike nga ana e faktorëve të brendshëm, sikurse kemi parë jo pak përgjatë këtyre viteve. Adaptimi i sjelljes politike të aktorëve të brendshëm ndaj normës të propozuar a kërkuar nga jashtë mund të jetë adekuat, por mund të jetë edhe i sforcuar ose i pasaktë.
Debati i fundit mes Kryeministrit Berisha dhe kreut të PS-së e baskisë, Edi Rama, ju duket vetëm një debat sipërfaqësor për të treguar se ende janë kundërshtarë pas një bashkëpunimi politik në mjaft pika të rëndësishme apo bëhet fjalë për një debat real, për probleme që e shqetësojnë vërtetë kryeqytetin?
Kohët e fundit, sipas meje, bashkëpunimi politik dhe institucional midis qeverisë dhe Partisë Socialiste ka qenë shumë i dukshëm, shumë herë më i lartë sesa përmasa e konfliktit gjuhësor midis tyre. Sidomos për sa i përket reformës zgjedhore, të drejtësisë pjesërisht, si edhe të ndryshimeve kushtetuese lidhur sjelljen politike të aktorëve parlamentarë, bashkëpunimi ka qenë krejt i hapur dhe në përmasa të gjera, sikurse ka qenë i tillë, edhe për çështje kombëtare, sikurse do të ishte marrja e ftesës për në NATO. Të dyja palët ranë dakord, pra, që grupimet parlamentare të jenë më unike dhe të ndërtuara përreth lidershipit të tyre, në këtë rast, atij personaliteti që e kanë zgjedhur kryetar partie dhe që bëhet edhe kryetar i qeverisë. Tanimë, të drejtën për ta shpërndarë Kuvendin e ka praktikisht Kryeministri, nëse bezdiset virtualisht nga deputetët e tij, kurse Presidenti i Republikës zbardh dëshirën dhe vullnetin e të parit. Po kështu, zgjedhja e deputetëve merr shumë më tepër se më parë ngjyrosje partiake.
Këto janë ndryshime të thella të sistemit tonë politik, sipas meje, me pasoja të pritshme kontradiktore. Nga njëra anë mund ta rrisin qëndrueshmërinë e politikëbërjes duke mos lejuar aq lehtë ndikimet nga përçarje brenda grupeve parlamentare, ndërkohë, pas këtyre ndryshimeve kemi ndërkohë një demokraci të centralizuar më fort. Këtu shfaqet edhe një nga anët problematike të demokracisë, e cila nuk mund të jetë e përkryer sado e pakrahasueshme me sistemet e tjera politike. Sa më shumë rritet impakti i ndjeshmërive politike elektorale apo i fraksioneve politike, aq më fort ndihet zëri i shoqërisë në vendimmarrje, por prej këtej, kuptohet, ka rritje të rrezikut për paqëndrueshmëri politike qeverisëse. Ndërkohë që centralizimi i demokracisë e shkëput disi atë nga ndjeshmëritë elektorale dhe të fraksioneve politike, pra e zbeh demokracinë si shprehje e vullnetit të lirë, ndërkohë që i rrit përmasën operacionale, pra e bën vendimmarrjen më të qëndrueshme brenda një mandati.
Pyetja që mund të bëhet është kjo: Shoqëria shqiptare, në stadin e sotëm, pra aktual, ka më shumë nevojë për më tepër demokraci apo për më tepër qëndrueshmëri politike? Unë do të mendoja se do të kishte nevojë për të dyja. Kjo arrihet, në gjykimin tim, duke e afruar përfaqësimin parlamentar më afër zgjedhësve dhe jo duke e larguar prej tyre, duke e afruar deputetin me individin qytetar dhe jo me popullsinë anonime të një qarku. Kurse nga ana tjetër, është e vërtetë, duhet rritur pavarësia e administratës dhe e pushtetit ekzekutiv duke e shpëtuar atë nga politizimet e tepërta dhe nga lëkundjet politike që vijnë jo për shkak të bindjeve dhe qëndrimeve politike, por për egoizma personale brendaparlametare.
Para ndryshimeve të bëra me harmoni dhe solidaritet tërësor, dialogu i tensionuar verbal i tanishëm nuk ka asnjë pikë rëndësie. Aq më tepër se ne si qytetarë duam edhe një lloj baze të dhënash të verifikueshme për ta ndarë “shapin nga sheqeri”. Ku t’i masim ne mijërat e metrave katrore të palestrave të ndërtuara nëpër shkolla, sikurse deklarohet? Ku t’i llogarisim ne paratë e buxhetit të shtetit të dhëna për ndërtim shkollash? Qytetari nuk ka ku informohet për këto. Ai i dëgjon shifrat në media përgjatë fushatave politike, por nuk ka asnjë, pothuajse, mundësi për t’i verifikuar.
Nuk shoh ndonjë debat për probleme të kryeqytetit midis qeverisë dhe Partisë Socialiste, sikurse thoni ju. E kam fjalën për debat politik, sepse shkëmbime batutash ka, por ato janë gjë krejt tjetër. Nuk besoj se ky debat është thjesht i qëllimtë dhe vetëm për të mbuluar bashkëpunimin politik. Këtë të fundit nuk besoj se ka mundësi ndokush ta mohojë. Ai është realitet. Më shumë i shërben qeverisë sesa Partisë Socialiste, në kushtet që jetojmë. Në të ardhmen nuk e di, mundet që të përmbyset raporti i dobishmërisë. Bashkëpunim institucional dhe konflikt verbal – kjo është gjendja e tanishme. Por, nuk besoj se ka thjesht lojë verbale të qëllimtë. Fundja edhe po të ketë, nuk ka rëndësi motivi i saj. Ne gjykojmë faktin, jo gjendjet psikologjike konjitive të aktorëve. Kjo gjendje e dyfishtë vjen në thelb sepse partitë janë në pozita kontradiktore. Nga njëra anë ato bëjnë kompromise institucionale që e gjykojnë se janë në të mirë të tyre apo të vendit, nga ana tjetër kanë hyrë në një vit elektoral dhe përgatiten për fushatë kundër njëra-tjetrës. Se bashkëpunimi është bashkëpunim, por asnjëra nuk ka besim te tjetra lidhur me zgjedhjet që po afrojnë. Tjetër është bashkëpunimi dhe tjetër ndeshja dhe rivaliteti për pushtet. Kjo sjell, sipas meje, atë kontradiktë, që ju vini re në pyetjen tuaj kur flisni me pikëpyetje edhe për bashkëpunimin dhe për debatin verbal.
Ky i fundit, i foluri politik, pra, është bërë shumë metaforik dhe me tone gazmore, bile erotike në Kuvend.
Te “Rrota e mundimit”, i cili nuk besoj se është një libër aq i thjeshtë sa duket, kam tërhequr vëmendjen e lexuesit tim për dimensionin erotik të sharjeve apo sulmeve verbale. Në nxehtësi e sipër, bashkë me kritikat a sharjet, dalin gjithmonë edhe elemente erotike të pakontrolluara. Politika dhe erosi quhen si dy sfera komplementare në literaturën shkencore.