E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spektakli gjigant kinez

Nëse Partia Komuniste Kineze nuk do të bjerë në reflekset e manisë së kontrollit dhe të paranojës, atëherë Lojërat Olimpike mund ta ndryshojnë madje edhe Kinën.

Teta është në Kinë numër fati. Prandaj 8. 8. është një ditë me fat. Megjithëse partia komuniste kineze kundërshton me forcë çdo lloj besëtytnie, simbolika e numrave ishte shumë e bukur, për të mos e përdorur këtë ditë për hapjen e lojërave olimpike. Natyrisht hapja festive fillon në orën tetë e tetë. Por a i sjellin këto lojëra olimpike Kinës me të vërtetë fat?

Kina do të kishte dashur t´i organizonte lojërat olimpike që në vitin 2000. Por për shkak të shtypjes së përgjakshme të lëvizjes demokratike të vitit 1989 Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi në vitin 1993 me më qejf për konkurrentin Sydney. Në vitin 2001 Pekini arriti të fitojë, edhe sepse marrja e lojërave lidhej me përparimet në të drejtat e njeriut.

Për partinë komuniste zgjedhja e Pekinit si vend i zhvillimit të lojërave ishte një fitore e madhe. Ideologjikisht e shteruar, për shtatë vjet me radhë ajo mundi t´ia paraqesë popullsisë së entuziazmuar lojërat olimpike si një qëllim të përbashkët, për të cilin ia vlen të punosh. Prandaj në këto lojëra olimpike ndarja e sportit nga politika, për të cilën bëheshin aq shpesh përbetime, ishte vetëm hipokrizi.

Këto lojëra olimpike duhet sjellin pamje të fuqishme të përparimit të Kinës. Rreth 80 kryetarë shtetesh do të ulen pranë udhëheqësish kineze në ceremoninë e hapjes. Televizioni kinez do të transmetojë deri në kasollen e fundit, se si Hu Jintao bisedon me Nicholas Sarkozy, George W. Bush apo Vladimir Putinin. Mesazhi është i qartë: Ne jemi të barabartë. Që Bushi ka kritikuar gjendjen e të drejtave të njeriut në Kinë, këtë nuk ua ka treguar askush spektatoreve përmes ekranit të televizionit. Këtë ata nuk e dinë.

Vitet e fundit përmendej gjithë qejf sa sa pozitivisht e kanë ndryshuar para 20 vjetësh Korenë e Jugut lojërat olimpike. Por vetëm se gjendja nuk është e njëjtë. Korea e Jugut është një vend i vogël, i varur nga SHBA- të në politikën e sigurisë. Kina nga ana tjetër është gjigante dhe funksionon sipas rregullave të veta.

Megjithë premtimet Pekini muajt e fundit e ka shtuar presionin ndaj atyre, që mendojnë ndryshe. Këtu shembulli i fundit: Para një jave nisi në Pekin procesi kundër ish avokates Ni Yulan. Prej vitesh ajo angazhohet për të drejtat e të shpronësuarve me detyrim. Në prill këtë fat e pati edhe ajo vetë. Shtëpia e saj u shkatërrua. Qyteti duhej "zbukuar" në këtë vend për Olimpian. Kur ajo protestoi, u arrestua. Ndoshta edhe është torturuar. As bashkëshorti nuk e ka parë më që atëherë.

Që lojërat olimpike ofrojnë megjithatë një shans, dëshmohet në ditët e fundit. Protesta ndërkombëtare për censurën e internetit në qendrën olimpike të medieve ka uar në reduktimin e saj. Faqja e Deutsche Welles, që ka qenë më parë e bllokuar është liruar tani. Dhe jo vetëm në qendrën e medieve, por në mbarë vendin! Por që faqe të tjera janë të bllokuara, që ende rreth 80 gazetarë dhe autorë të internetit ndodhen në arrest, mbetet e padurueshme.

Udhëheqja kineze vërtet nuk i ka merituar këto lojëra olimpike, por populli kinez po. Dhe ka shpresë. Atëherë, nëse ky shou arkitektonik dhe organizativ do të kthehet në një festë të çlirët. Nëse partia komuniste e duron këtë pa rënë në reflekset e manisë së kontrollit dhe të paranojës, atëherë këto lojëra mund të ndryshonin madje edhe Kinën.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›