E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Demokracia s'ka frike nga mafiozet e kuq"

Festa e 8 dhjetorit u hap nga deputetja e Partise Demokratike, Mesila Doda, e cila eshte edhe nje ish-studente, aktive pergjate protestave per liri dhe demokraci 19 vite me pare. "Ne jemi krenare qe jemi brezi i viteve '90", theksoi deputetja e PD-se. Ne fjalen e saj Doda theksoi se 19 vite me pare, qytetaret shqiptare protestuan masivisht per liri dhe demokraci, duke sakrifikuar cdo gje ne ndertimin dhe themelimin e lirise dhe demokracise ne vend. Sipas saj, tashme kur e ardhmja drejt Evropes eshte me afer se kurre, demokracia shqiptare nuk ka frike nga mafiozet e kuq. "Jemi brez i ri i viteve '90, ishim, jemi, dhe do te mbetemi, ata qe sollen demokracine ne kete vend. Perballe ish ministrave komuniste, perballe bijve te komunisteve, sot ne themi, Shqiperia nuk ka me frike nga mafiozet e kuq, Shqiperia i perket demokracise", theksoi Doda. Pas saj, fjalen e mori nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Dritan Prifti. Sipas tij, 8 dhjetori eshte nje dite e shenuar per historine e te gjithe shqiptareve. "8 dhjetori eshte nje dite e jashtezakonshme per shqiptaret dhe gjithe Shqiperine, pas festes se Pavaresise, pas festes se Clirimit, eshte festa me e madhe e Shqiperise demokratike", theksoi perfaqesuesi i LSI-se. Sipas Priftit, rendesi te vecante ka fakti se sot ne shesh perpara kesaj feste te madhe, jane mbledhur demokratet dhe socialistet, sepse per te gjithe shqiptaret, Evropa mbetet nje enderr. Sipas tij, pa levizjen e 8 dhjetorit, Shqiperia nuk do te ishte sot nje vend i NATO-s dhe nuk do te ishte kaq afer integrimit ne Bashkimin Evropian.

E reja

Organizatoret e festes se 8 dhjetorit, kishin zgjedhur nje vajze te re 19-vjece per te mbajtur nje fjale perpara mijera te pranishme ne shesh. Ndonese vajza pohoi qe nuk e kishte jetuar as edhe nje dite sistemin komunist, ajo theksoi se ishte merita e studenteve 19 vite me pare, qe sollen liri dhe demokraci tek brezi i ri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›