E Diel, 1 Nëntor 2026

Demokratet Levizjet e Rames propagande dhe demagogji

Ende nuk është mandatuar kryeministër i vendit, por Edi Rama i ka nisur vizitat e tij në ata që me radhë po i cilëon si partnerë stategjikë të vendit. Për deputetët demokratë Tritan Shehu dhe Sherefedin Shehu, takimet e Ramës në turqi e greqi janë vizita demagogjike, pa thelb dhe në disa raste shkaktojnë dhe konfusion tek fqinjët.
Refuzojnë të jetë paragjykim akuza që demokratët po i bëjnë mazhorancës së re se që tani nuk po i mban premtimet e vendit.

Tek auditi ndërkombëtar Sherefedin Shehu ndalet më shumë, teksa hedh dhe hije dyshimi për pazare pas këmbënguljes së Edi Ramës për ta bërë këtë.
Sherefedin Shehu deklaron se auditi kryesor i financave të shtetit është KLSH-, ndërsa prej atyre ndërkombëtarë janë FMN OECD apo KE. Kompani auditi sipas tij kërkohen vetëm kur investitorë të ndryshëm duan të njohin statistikat e vendit nga një burim tjetër, por edhe kjo në Shqipëri është që 2007-ën. "Mudis" dhe "Standard and Poor" e rendisin Shqipërinë si ekonomikisht të qendrueshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›