PD: PS-ja fitore me turp, kontrolli Kolegjin Zgjedhor
Tiranë- Partia Demokratike përshëndeti përmbylljen e procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit duke theksuar se ishte një proces që “shënoi arritje në lidhje me standardet e organizimit, dëshmoi vullnetin pozitiv të mazhorancës për organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve, përkundrejt minimit që PS i bëri procesit, duke tërhequr anëtarët nga KQZ.
Zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi deklaroi: vendimi i sotëm dhe vullneti i dëshmuar i PD dhe aleatëve të saj për një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor nuk mund ta shlyejë vulën e turpit, me vjedhjen e votave që u provua në sytë e publikut dhe vëzhguesve vendas e ndërkombëtarë.
Teksa e cilësoi Kolegjin Zgjedhor të lehtëkontruar nga Partia Socialiste. “Që në fillim, qëllimi i PS ishte të shndërronte në organ të vetëm për zgjedhjet, Kolegjin Zgjedhor, të cilin siç edhe u dëshmua, e kontrollonte lehtësisht, thekson Vorpsi, teksa shpreh vendosmërinë e PD-së për transparencën e shkeljeve dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve.