E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetar i ri i PD-së, Martens-Orban-Bashës: Të vijojmë bashkëpunimin

basha-pressTiranë- Presidenti i Partisë Popullore Evropiane Wilfried Martens dhe Kryeministri i Hungarisë, njëherësh kryetar i FIDESZ, Viktor Orban nëpërmjet një mesazhi kanë uruar Lulzim Bashën për postin e ri të kryetarit të Partisë Demokratike.

Martens shkruan: I dashur Kryetar, Dua tu përgëzoj për zgjedhjen tuaj në postin e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Ju shpreh përgëzimet e mia më të thella dhe suksese në të ardhmen, në pozicionin tuaj të ri. Shpresoj në një bashkëpunim të frytshëm.

Ndërsa Orban: I dashur z. Kryetar, Më lejoni tu shpreh përgëzimet e mia, për zgjedhjen tuaj si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në emër të FIDESZ, më lejoni tju shpreh dëshirën time të sinqertë, në vazhdimësinë e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy partive tona, të cilat i kemi zhvilluar përgjatë viteve të fundit.Ju uroj shëndet dhe suksese në detyrën tuaj të lartë dhe me përgjegjësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›